Agjencia Zhurnal.mk.

Kompania ajrore Wizz Air ul avionët e parë në Aeroportin e Kukësit, ofron 4 fluturime drejt Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamjet e uljes së avionëve të parë të kompanisë ajrore hungareze Wizz Air në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

 

Kompania e fluturimeve me kosto të ulët Wizz Air pritet të ofroj 4 fluturime drejt qyteteve të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, u shpreh Rama në një postim në Facebook të ceremonisë zyrtare të pritjes së avionëve.

“Pas testimeve të suksesshme kompania Wizz Air ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar ‘Flatrat e Veriut’, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, ka thënë Rama.

Detajet mbi fluturimet nuk janë bërë akoma publike nga kompania.

Kryeministrit shtoi se fluturimet e reja të ofruara nga aeroporti i Kukësit janë një mundësi më shumë jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhet për ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Rama foli gjithashtu për investime të tjera në fushën e aviacionit civil në vend.

“Paralelisht me Tiranën po investojmë në Vlorë. Do të fillojmë të investojmë dhe në Sarandë,” shtoi Rama.

E pranishme në ceremoni, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se që prej fillimit të fluturimeve më 15 korrik të vitit të kaluar, aeroporti i Kukësit ka operuar gjithsej 85 fluturime.

“Ndërsa së fundi, Aeroporti i Kukësit është tashmë pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, që tregon edhe një herë se në këtë aeroport plotësohet të gjitha kushtet e sigurisë teknike sipas BE-së dhe NATO-s”, tha Balluku.

Wizz Air ka një bazë në Tiranë për avionët e saj të hapur më 1 korrik 2020. Kompania ajrore është nga të vetmet që ka rritur investimet dhe numrin e fluturimeve në Shqipëri përgjatë periudhës së pandemisë.

📍Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir

📍Kukës – Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar "ZAYED – Flatrat e Veriut", për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë😍 🛫Punë dhe durim🙏#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Posted by Edi Rama on Friday, February 4, 2022

Related posts

Ministria e Arsimit: Nga e hëna në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal

D V

Ky është shqiptari që u vra për 500 euro në Itali

Xh M

Rama: Shqipëria arrin 1 milion vaksinime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More