Agjencia Zhurnal.mk.

Kompani nga Maqedonia e veriut po marrin pjesë në forumin e biznesit në Kazakistan

Shkup, 16 shtator – Përfaqësues të njëzet kompanive të vendit dhe tridhjetë nga Kazakstani po marrin pjesë në Forumin e parë të biznesit në organizim të Ambasadës së RMV-së në Kazakistan dhe kompanisë “Matrona Kons”.

 

Në forum pati edhe përfaqësues nga ministritë e jashtme dhe të ekonomisë të të dy vendeve, disa nga odat ekonomike, si dhe përfaqësues nga sektori bujqësor, prodhimet farmaceutike. prodhimi i energjisë elektrike, infrastruktura, franshiza, nafta dhe gazi, distribuimi (importi/eksporti i prodhimeve) dhe turizmi.

Qëllimi ishte këmbimi i përvojave dhe ideve në mënyrë që të sigurohen kushte të cilat do t’i çojnë të dy vendet dhe ndërmarrjet e tyre në nivel më të lartë të bashkëpunimit.

Forumi i biznesit ishte posaçërisht i dizajnuar sipas takimeve B2B që të sigurohen informata efektive për subjektet juridike për mundësitë e bashkëpunimit dhe vendosjes së lidhjeve mes kompanive, si dhe mes përfaqësuesve të administratës publike dhe ndërmarrjeve. Kompanitë patën mundësi të mbajnë takime afariste me partnerë potencial nga Kazakistani dhe të bisedojnë për bashkëpunimet potenciale në të ardhmen.

“Kazakistani është një ndër vendet kryesore në Azinë qendrore. Komuniteti afarist i Kazakistanit ka përvojë shumëvjeçare në fushën e tregtisë dhe bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar. Edhe Maqedonia e Veriut ka mundësi të mëdha dhe lokacion të volitshëm, ndërsa ne mund të bëhemi një nga hapat që Kazakistani ta zhvillojë biznesin në Evropë. Ky forum është hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit i cili u shërben interesave kryesore të të dy palëve, ndërsa qëllimi i përbashkët i paluhatshëm do të jetë kahëzimi i përpjekjeve të pamëshirshme dhe angazhimeve për përparim të ri, më të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke vendosur mirëkuptim të ndërsjelltë dhe interesat e përbashkëta janë pikë nisëse për studim serioz të potencialit për ndërtim të partneriteteve më të gjera ekonomike dhe thellimin e bashkëpunimit praktik”, deklaroi ambasadori Sali Limani.

Plani i aksionit 2021 -2023 për bashkëpunim ekonomik, i nënshkruar mes ministrit të Jashtëm, Bujar osmani dhe ministrit të Jashtëm të Kazakistanit, Muhtar Tileuberdi, realizohet në vepër, tha drejtori i Drejtorisë për diplomaci ekonomike dhe publike në MPJ, ambasadori Igor Popov.

Në tetor pritet të mbahet Sesioni i parë i komisionit të përzier për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik ku bashkëkryetarë janë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i ekonomisë nacionale të Kazakistanit, Alibek Kuantirov, ku do të nënshkruhen disa memorandume.

“Duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit me krizën energjetike në botë, më konkretisht në Evropë dhe Ballkan kërkohen mundësi alternative. Duke pasur parasysh faktin që Kazakistani është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe distributorët e resurseve energjetike, shohim potencial të madh për bashkëpunim dhe shpresojmë se do të arrijmë përparim të konsiderueshëm në bashkëpunimin tonë”, deklaroi drejtori i Resurseve nacionale energjetike (RNE), Bajram Rexhepi.

Related posts

BDI: Komisioni zgjedhor partiak vërteton kandidaturat për kryetar dege

Xh M

Boçvarski: Ligji i ri i legalizimeve nuk i përfshin të gjitha objektet

D V

Pendarovski: Të përqendrohemi në zhvillimin e aftësive të personave me Sindom Daun

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More