Agjencia Zhurnal.mk.

Komisionit Evropian, u bisedua për integrimin e Kosovës në BE

Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, Kurti ia shprehu Von der Leyen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Kryeministri e njoftoi më tej Von der Leyen për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian.

Ai e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.

Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.​

Related posts

Një muaj paraburgim për ish-zyrtarin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

D V

Dogana sekuestron mbi 500 litra pije alkoholike dhe rreth 2000 litra pije joalkoholike

D V

“Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”, Osmani kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën me një thënie të Jusufit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More