Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni Sportiv i Nevadës nuk do t’i ndëshkojë aplikuesit e sporteve luftarake për marihuana

Komisioni Sportiv i Nevadës (NSAC)nuk do t’i dënojë aplikuesit e sporteve luftarake që dalin pozitiv në marihuana. Kështu ka njoftuar kjo organizatë ditën e mërkurë.

 

Në janar të këtij viti, UFC njoftoi se nuk do të penalizohen ata që dalin pozitiv për marihuana dhe tash të njëjtën do ta zbatojë edhe Komisioni i Nevadës.

“Çështja lidhur me marihuanën është se neve na intereson se çfarë ka konsumuar sportisti ditën e meçit dhe jo disa ditë apo javë para duelit, gjë që ka ndodhur shpesh”, kishte deklaruar Jeff Novitzky, zëvendëspresidenti i UFC-së për shëndet sportiv.

Ai kishte theksuar se nuk kishte lidhje specifike shkencore të përdorimit të marihuanës me çrregullimet në kuadër të garave sportive luftarake.

Në vitin 2015, NSAC e kishte suspenduar yllin e UFC-së, Nick Diaz, për pesë vite, pasi që kishte rezultuar pozitiv për metabolitët e marihuanës. Ndërsa një vit më vonë ia kishte zvogëlua pezullimin në 18 muaj.

Dhe të mërkurën, Komisioni Sportiv i Nevadës ka votuar që të mos marrë masa disiplinore ndaj sportistëve për kanabis. Vendimi i ri është aktiv nga dita e sotme (7 korrik 2021), ndërsa nuk është retroaktiv ndaj çështjeve që ende nuk janë gjykuar. 

Related posts

Cikalleshi: Nuk e meritonim këtë rezultat, katër gola janë shumë

D V

U duk sikur asistim, Messi realizoi gol të jashtëzakonshëm me Argjentinën

Z H

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More