Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vendosi të mos përcaktojë propozim për anëtar të KPMD

Shkup, 25 janar – Për shkak të skadimit të afatit të përcaktuar në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, anëtarët e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve konstatuan se ky komision kuvendor nuk do të përcaktojë propozim për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi pas vendimit për publikimin e konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të tij të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 102/2021.

Maria Georgievska, kryetare e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve informoi se dokumentet e dorëzuara pas këtij konkursi u ishin kthyer kandidatëve të paraqitur, ndërsa në Kuvend do të dorëzojë propozim vendim të ri për shpalljen e një konkursi publik, por tani, siç tha, për shkak të dorëheqjes së konstatuar të anëtarit të zgjedhur për periudhë prej tre viteve, konkursi do të jetë për dy anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Neni 18 i Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi ka të bëjë me procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Paragrafët 1 dhe 2 e rregullojnë publikimin e konkursit dhe kohëzgjatjen e tij prej 30 ditëve. Në paragrafin 3 të nenit 18 është shënuar se Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcakton propozim listë me kandidatët e paraqitur pas debatit publik të realizuar më parë dhe në afat prej 14 ditëve pas skadimit të afatit nga paragrafi 2 i këtij neni e dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shoqërim me materialin e të gjitha fletëparaqitjeve të dorëzuara dhe raport për debatin publik të realizuar. Debatin publik me kandidatët e paraqitur, Komisioni e zbatoi më 26 korrik të vitit 2021. Kjo mbledhje e 16-të e Komisionit ishte thirr gjithashtu më 26 korrik të vitit 2021, por e njëjta ishte shtyrë. Sipas nenit 18 paragrafi 3 i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi ka kaluar afati prej 14 ditëve për dorëzimin e propozimit në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Për shkak të kësaj, propozoj që Komisioni të mos përcaktojë propozim për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi pas vendimit për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 102/2021”, deklaroi në sqarimin në fillim të mbledhjes kryetarja e Komisionit, Georgievska.

Related posts

Shtyhet për disa minuta ndeshja Prishtina – Ballkani, kampioni kërkoi siguri në stadium

Redaksia

Zhelinë – Ndahet nga jeta mësuesi Rrahmetullah Nuhiu

D V

Zyrtare: Llapi prezanton transferin e ri

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More