Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni për Ndjekjen e Komunikimeve do ta shqyrtojë Raportin vjetor për punën e OTA-s për vitin 2022

Shkup, 31 janar – Komisioni Kuvendor për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës, mes tjerash do të jetë edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë Operative Teknike (OTA) për vitin 2022.

Komisioni do t’i shqyrtojë edhe Planin vjetor financiar për vitin 2023 të OTA-s për mjetet nga kompensimet nga Agjencia për Komunikime Elektronike, si dhe Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave të Ndjekjes së Komunikimeve në vitin 2022.

Gjatë vitit 2022, siç theksohet në raportin për punën e OTA-s për vitin 2022, për nevojat e organeve të autorizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, OTA teknikisht ndërmjetësoi në 369 aktivizime të reja të masës së ndjekjes së komunikimeve dhe 328 vazhdime të së njëjtës masë.

“Nga numri i theksuar prej 369 aktivizimeve të reja të masës së ndjekjen së komunikimeve me ndërmjetësim teknik të OTA-s në vitin 2022, 278 aktivizime të masës ishin për nevoja të MPB-së. Nga 328 vazhdime të masës, 149 ishin për nevojat e MPB-së”, qëndron në Raportin vjetor.

Po ashtu, siç thuhet në raport, në përputhje me Planin për kryerjen e mbikëqyrjeve profesionale mbi punën e operatorëve, gjatë vitit të kaluar nga ana e Komisionit kompetent të OTA janë zbatuar pesë mbikëqyrje të rregullta profesionale te operatorët telekomunikues – Telekomi i Maqedonisë, A1 Maqedoni, Neotel, Telekabel dhe MTel.

Related posts

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

Xh M

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy