Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni i Garave vendos për ndeshjen Onix – KEK-u, kjo skuadër kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim në lidhje me ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës mes Onixit dhe KEK-ut.

Skuadra nga Obiliqi, KEK-u e ka fituar takimin me rezultat zyrtar në tavolinë 3:0 përballë Onixit, njofton FFK-ja, raporton Demokracia.com.

“Regjistrohen ndeshjet me rezultatet e arritur në fushë me përjashtim të ndeshjes Phonix-KEK-u, e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KEK-ut”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave të FFK-së.

KEK-u ishte ankuar se Onixi kishte thyer rregullat bazë të ndeshjes duke e inkuadruar në lojë portierin rezerv, emri i të cilit nuk figuronte në protokollin zyrtar të ndeshjes.

Onixi në fakt e kishte fituar ndeshjen pas penalltive, mirëpo e gjitha ka “rënë në ujë” pasi Komisioni i Garave i ka dhënë fitoren KEK-ut.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy