Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni Evropian nga afër i ndjekë ndryshimet për reklamim shtetëror në Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 22 maj – Pas paralajmërimeve të fellës gazetareske në Maqedoninë e Veriut se po bisedohet për vendosje të sërishme të reklamave qeveritare në mediume, Komisioni Evropian përkujto se edhe në BE po përgatiten ndryshime, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, fella gazetareske në Maqedoninë e Veriut një kohë më të gjatë paralajmëron se neni kontrovers 102 sërish është në lojë.

Neni 102  nga Ligji për shërbime mediatiake audiovizuale u shfuqizua pas Marrëveshjes së Përzhinës në vitin 2015, ndërsa qeveria e LSDM-së u obligua për ndalesë për reklamim shtetëror pas 11 vjet qeverisje të Nikolla Gruevskit dhe keqpërdorimit të kësaj praktike nga ana e qeverisë së tij si ryshfet të mediave. Praktikë e cila u kritikua rregullisht në raportet e Komisionit Evropian.

Siç njofton BIRN para disa ditëve, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka kumtuar se në vijim janë bisedime” për ndryshimet në këtë praktikë, por pa shumë detaje, ndërsa zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ka thënë se “Qeveria do të bisedonte për ndihmë” me rreth tetë milionë denarë në vit. Për ndihmë më të madhe buxhetore, shkruan BIRN, qeveria do të kërkojë “konsensus shoqëror”, gjegjësisht miratim edhe nga opozita edhe nga profesioni i gazetarit. Kjo ndihmë e madhe, thotë BRIN, do të mund të arrijë 0.1 për qind nga buxheti shtetëror.

Për MIA-n nga Komisioni Evropian deklaruan se nuk hyjnë në detaje derisa nuk finalizohet vendimi, por e ndjekin situatën.

“E ndjekim situatën. Çdo ndryshim i legjislacionit mediatik duhet të jetë në harmonizim me ligjet dhe standardet e BE-së. Ata kërkojnë konsensus politik dhe konsultime me aktorët kryesorë”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për MIA-n.

Pisonero përkujtori se në raportin e Komisionit në vitin 2021 tani më janë vlerësuar vërejtjet dhe shqetësimi i shoqatave mediatike në Maqedoninë e Veriut për amendamente të mundshme të nenit 102 të ligjit për ASHMAA që të lejohet sërish reklamim shtetëror “nga interesi publik”.

Edhe në kohën e qeverisjes së Gruevskit këto fushata janë zhvilluar si “interes publik”.

Sa i përket ligjeve dhe standardeve të BE-së në të cilat përkujton Pisonero në përgjigjen e saj, në këtë moment nuk ekziston legjislacion i cili direkt merret me reklamim shtetëror dhe politik, por edhe kjo së shpejti do të duhet të ndryshojë.

Komisioni Evropian, veçanërisht nën ndikimin e eurokomisares për transparencë Vera Jurova, vitet e fundit intensivisht propozon ndryshime ligjore dhe qasje të re politike ndaj çështjeve mediatike, fushë në të cilën Komisioni Evropian disponon me shumë pak kompetenca në përgjithësi.

Në nëntor të vitit 2021, Komisioni propozoi pako masash për përforcimin e demokracisë, në të cilën një nga dispozitat është pikërisht Rregullativa për transparencë dhe targetim të reklamimit politik. Me këtë rregullativë do të vendoset “standard i ri i rreptë” për transparencë në fushën e reklamave politike për të gjitha llojet e mediave në BE.

Siç sqarojnë nga KE-ja, kjo pako e masave është pjesë e planit më të gjerë të veprimit për demokraci evropiane, qëllimi i të cilit është që të forcohen masat për zgjedhje korrekte dhe të lira, media të pavarura dhe rritje të pjesëmarrjes demokratike, ndër të tjera. Nga Komisioni Evropian përkujtojnë për MIA-n, gjithashtu se në respektimin e standardeve evropiane përkasin edhe disa konventa dhe dokumente nga Këshilli i Evropës.

“Kur themi ligjet e BE-së duhet kjo të kuptohet në kontekst të zgjeruar të doktrinës dhe të standardeve të Këshillit të Evropës”, përkujtojnë nga Komisioni.

Lidhur me vetë reklamimin politik, propozimi i KE-së për “transparencë dhe targetim të reklamimit politik” përfshin “standarde të rrepta për transparencë për dhuruesit e shërbimeve në këtë fushë, duke i përfshirë edhe dispozitat për transparencë lidhur me vlerën dhe burimet e financimit të cilat i shfrytëzojnë spozorët e reklamimit politik”, qëndron në propozimin e Komisionit.

Këto të dhëna do të publikohen në shënimet për transparencë të cilat do të jenë në dispozicion për të gjitha reklamat politike. Obligimi ka të bëjë me çdo lloj të reklamimit politik në BE, por edhe reklamim i cili do të mund të ndikojë ndaj rezultatit të cilave do zgjedhje, referendume ose procese ligjvënëse dhe votuese.

Përjashtim janë informacionet praktike nga burime zyrtare lidhur me organizimin dhe modalitetet për pjesëmarrje në zgjedhje ose referendume, ato nuk llogariten si reklamim politik në propozimin e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian ndër të tjera bën dallim midis reklamimit politik dhe shtetëror dhe parave shtetërore për mediat. Reklamimi shtetëror nuk është objekt i standardeve të BE-së ose i Këshillit të Evropës. Megjithatë, në raportin e rregullt për situatën me qeverisjen e të drejtës në vendet anëtare, Komisioni Evropian, megjithatë e shqyrton këtë pjesë në kuadër të monitorimit të saj të pluralizmit mediatik, për shkak të faktit që ekzistojnë “rreziqe reale nga shpërndarja jotransparente e parave të tilla në disa vende anëtare dhe mënyrën në të cilën disa shtete e shfrytëzojnë këtë për ta kontrolluar peizazhin mediatik”, thonë nga KE-ja për MIA-n.

Kjo pasqyrë komplekse ligjvënëse e BE-së ka të bëjë edhe me vendet kandidate të cilat gradualisht duhet të harmonizohen me standardet e BE-së gjatë procesit negociues, por e tregon edhe limitin e kompetencës së Komisionit në pjesën e politikave mediatike, të cilat mbesin në duart e vendeve anëtare. Me marrjen gjithnjë e më agresive të kontrollit ndaj mediave në vendet si Hungaria dhe Polonia, Komisioni tenton para së gjithash përmes mjeteve për vëzhgimin e qeverisjes së të drejtës të kryejë mbikëqyrje edhe në këtë fushë.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy