Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Pollozhani

Komisioneri Publik ka ankimuar pranë Kolegjit të  Apelimit vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë gjyqtarin, Ervin Pollozhani. Vendimi për konfirmimin në detyrë u mor më 24 korrik, unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Komisioneri Publik vlerëson se gjetjet e KPK janë jo të sakta dhe kërkon nga Koelgji i Apelimit të shkarkoi nga detyra gjyqtarin Pollozhani.  Komisioneri Publik vlerëson se gjyqtari ka problematika si në deklarimin e pasurisë, ashtu dhe në kriterin profesional.“Konsiderojmë se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruar në fashikull, për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Duke ritheksuar se Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni, me qëllim që të garantojë mbrojtjen e interesit publik në procesin e rivlerësimit, duke vlerësuar në qoftë se vendimmarrja e Komisionit për konfirmimin ose shkarkimin e subjektit, ose ndërprerjen e procesit të rivlerësimit është marrë në përputhje me ligjin, në përfundim të një hetimi të plotë, mbështetur në faktet dhe provat e administruara për këtë qëllim. Kërkojmë, ndryshimin e vendimit nr. 689, datë 24.7.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ervin Pollozhani”, thuhet në kërkesën e depozituar në Kolegjin e Apelimit nga Komisioneri Publik.

Related posts

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

Xh M

Atentati ndaj Martin Bardhi, “Në Shënjestër” zbardh dosjen

Xh M

Greqia paralajmëron sërish Shqipërinë, Athina letër BE: Pa u zgjidhur çështja e Belerit, nuk ka pajtim për hapjen e negociatave

Xh M