Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për Elizabeta Imeraj, kërkon shkarkimin e saj

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj.

 

KP konstaton se vendimi i KPK është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se Imeraj nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Pas kërkesës së OMN-së, Komisioneri publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të hedhë poshtë vendimin e KPK-së, pasi për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Elizabeta Imeraj.

Related posts

Rama paralajmëron moslejimin e të pavaksinuarve në mjedise publike

Redaksia

Ish-ministri i Shëndetësisë, apel qeverisë: Ndërprisni imunizimin

R Zh

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferraj i del në mbrojtje Bashës: Vendimi u mor në limite kohore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More