Agjencia Zhurnal.mk.

Koment: Programi i Qeverisë duhet të jetë më i rëndësishëm për qytetarët, se emrat e ministrave në kabinetin e Kovaçevskit

Shkup, 24 janar Në vendin tonë, sikurse edhe në vende tjera me demokraci të pakonsoliduar në nivel të duhur, lajme më të rëndësishme janë ato se kush do të jetë kryeministër, kush ministër, kush zëvendës ministër, e kush drejtor. Opinionit tonë shumë pak i intereson se çfarë ka në plan të punojë një qeveri në formim gjatë mandatit të saj.

 

Më e rëndësishme është se çka mer “partia jonë”, e çka “partia kundërshtare”. A do të jetë ministri ng mëhalla jonë, apo do të jetë nga ndonjë mëhallë, fshat ose qytet tjetër.

Po të del ndonjë profesor i ekonomisë e të tregojë se çka duhet të punojë qeveria në të ardhmen, ne do t’i themi se po “fillozofon” kot dhe se nuk po merka vesh asgjë në politikë. Për ne është më me rëndësi emri i një drejtori në ndërmarrje publike, se sa çfarë politika parashihen në programin qeveritar për mbrojtjen sociale, për shembull. Ende nuk e kemi kuptuar sa duhet se zgjidhjet individuale të ministrave dhe funksionarëve tjerë më shumë përcaktojnë fatin e xhepave të tyre dhe grupeve që kanë pranë, kurse nga platform qeveritare varet fati i gjithë neve.

Ky raport i opinionit ndaj pushtetit ekekutiv është shumë i gabuar. Ndoshta do të na akuzojë dikush se po “fillozofojmë” kot e kot, mirëpo e ndiejmë të patjetërsueshme të shkruajmë disa rreshta se çfarë programi qeverisës i nevojitet Maqedonisë së Veriut, tani kur jemi në pritje të një qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski.

Para së gjithash nevojitet program “dypjesësh”. Njëra “pjesë” e programit duhet t’i kushtohet situatës në të cilën po kalon mbarë bota, e ajo është përballja me pandeminë. Kjo pjesë e programit patjetër se duhet të ketë edhe nën-pjesë që mbështetet në supozime dhe parashikime, sepse shumëçka do të varet jo nga tregues konkretë, por nga ajo se si do të rrjedhë pandemia. Parashikimet e sakta janë të pamundura, sepse shumë gjëra varen nga hovi i virusit, nga paraqitja eventuale e varianteve të reja, nga ajo nëse variantet e reja do të jenë më të rrezikshme, apo më të parrezikshme se variantet e deritanishme, e kështu me radhë. Nga gjithë këto faktorë, do të varet pikë së pari se sa do t’i duhet shtetit të harxhojë për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve, e në anën tjetër edhe nëse do të nevojiten pako të reja ekonomike për ndihmë të bizneseve. Kjo është diçka akute, apo një “xhep” rezervë që duhet të parashihet në buxhet, që të mos lejohet pasojat e pandemisë të shkaktojnë ndonjë çrregullim të madh ekonomik dhe disbalanc social, dëm që pastaj do të jetë vështirë të riparohet në periudha aftagjata.

Pjesa e dytë e buxhetit duhet të jetë më e konkretizuar. Aty duhet të përfshihen projektet kapitale, që duhet të lëvizin ekonominë para. Duhet të ofrojë zgjidhje për stabilitetin makroekonomik, rritjen e qëndrueshmërisë gjithëpërfshirëse dhe realizim të projekteve aq shumë të premtuara infrastrukturore. Sa më shumë tregues konkretë të përmbajë kjo pjesë e programit qeveritar, aq më mirë. Nuk duhet të ketë vend për fraza dhe shprehje dykuptimëshe, por duhet të jetë gjithçka e precizuar makslimalisht, kuptohet në kuadër të mundësive.

Është shumë me rëndësi edhe pjesa joekonomike e programit qeverisës, ku duhet theksuar masat për rritjen e nivelit të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës. Me rëndësi të veçantë është të parashihet edhe strategji e re dhe më efikase për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse pa mposhtjen e tyre është vështirë të realizohen edhe pjesët tjera të programit qeverisës, që përbëjnë komponentët e tij ekonomike. Nuk duhet lënë vend për hamendje në këtë luftë, siç ka qenë deri më tani, por duhet veprim i shpejtë dhe energjik, sepse sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, nëse zbatohen me sukses, pa dyshim hapin dyert për investime të huaja dhe rritje të mirëqenies ekonomike.

Related posts

Ndihmës së shpejtë i duhet ndihmë e shpejtë, punon me humbje dhe nuk ka kuadër të mjaftueshëm

Z H

Nesër takimi i parë i përbashkët i komisioneve nacionale për UNESCO të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

R Zh

Shentop: I urojmë Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE pa humbur kohë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More