Shkup, 22 janar – Fjalimi vjetor i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kësaj radhe nuk ishte vetëm protokollar, siç janë zakonisht fjalimet e fundviteve. Në këtë fjalim, ai shtjelloi mjaft gjëra konkrete, dhe me të drejtë e kanë ata që konstatuan se Pendarovski e shfrytëzoi fjalimin e fundvitit që të bëjë me dije se nuk dëshiron edhe më tutje të qëndrojë anash vetëm si “mbretëreshë angeleze”, siç edhe është posti i presidentit në vendin tonë, por dëshiron të jetë lojtar më proaktiv në skenën politike.
Ai iu qas problemeve më aktuale, jo vetëm duke i përmendur formalisht, por edhe duke shprehur qëndrim konkret për mënyrat e gjetjes së rrugëdaljeve, diçka që më tepër është në kompetenca të pushtetit ekzekutiv, se atij presidencial. Në këtë kuptim ishte qëndrimi lidhur me kontestin me Bullgarinë, për të cilin tha se për të zhbllokuar procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, nuk duhet nxituar, duke shtuar se kur ballafaqohemi me një sfidë të tillë, nxitimi nuk është gjithmonë aleati më i mirë.
Në vend të kësaj, thekson Pendarovski, duhet të punojmë në reforma kyçe në vend nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë.
Presidenti theksoi gjithashtu se “nuk pinë ujë” tezat se status quo-ja e prolonguar gjoja mund të shkaktojë destabilizimin e sigurisë së vendit, por vlerësoi se nëse kjo situatë vazhdon, nuk na kërcënohet asnjë destabilizim i sigurisë, pavarësisht nga numri i non-paper-eve që disa me këmbëngulje i japin.
Ai nukishte aspak i butë, por mjaft i ashpër edhe ndaj Bullgarisë, pa harruar ta “prekë” edhe Brukselin, duke nënvizuar se “pasi na u bllokua padrejtësisht rruga drejt BE-së”, të gjithë ne përveçse të zhgënjyer, jemi fiksuar se kur do të jepet drita jeshile për të filluar negociatat në Bruksel.
Kësi lloj qëndrime kundrejt BE-së, në stilin “ËTF”, jemi mësuar të dëgjojmë nga Edi Rama për shembull, mirëpo paraqitjet e politikanëve në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë kanë qenë më të buta, e veçanërisht në këto pesë vitet e fundit.
Këtë e vërtetoi edhe vetë Pendarovski, kur shton se ai vetë personalisht në dekadat e fundit ka qenë konsistent në mendimin se BE është alternativa më e mirë për ne, mirëpo në paragrafin e ardhshëm tregn shenja të qarta revolted he thotë “nuk duhet të jemi të preokupuar se sa kohë do të duhet që të tjerët të përballen me të vërtetën për ne” dhe se në vend të kësaj, ne duhet të jemi të fiksuar pas reformave kryesore në vend nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë.
Pendarovski nuk kurseu kritikat ndaj Sofjes zyrtare, duke balancuar me pritjet që qëndrimi i qevrisë së re (bullgare) të jetë më shpresëdhënës dhe me autokritikën se megjthatë është dakord me disa prej vërejtjeve që vijnë nga fqinji lindor, e si shembull përmendi Korridorin 8 i cili kurrë nuk u bë konkurrues me Korridorin 10, “natyrisht në dëm të interesave kombëtare maqedonase dhe bullgare”.Në këtë mënyrë, Pendarovski bën të qartë se dëshiron të jetë një nga adresat e zhvillimit të dialogut mes Shkupit dh Sofjes, dialog nga i cili realisht dri tani ka qndruar anash dhe ai është zhvilluar kryesisht përmes kryeminitrit Zoran Zaev, ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe të dërguarit, Vllado Buçkovski.
Është interesant të trajtohet edhe një rrezik të cilin e paralajmëroi Pendarovski, duke paralajmëruar se mund të na përsëritet situate e para 13-14 viteve, kur Maqedonia dështoi në Samitin e Bukureshtit të bëhet anëtare e NATO-s, bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë.
Edhe pse qetësoi se edhe nëse zgjat bllokada, nuk na kërcënohet asnjë destabilizim i sigurisë, Pendarovski tha se përvoja pas samitit të NATO-s në Bukuresht në 2008 na mëson se “regresioni demokratik dhe format e sundimit autoritar dhe populist të një individi, grupi apo partie janë të mundshme”. Megjithatë, përgjegjësia për një zhvillim të tillë të mundshëm të ngjarjeve nuk do të jetë tek qytetarët tanë, por tek ne – politikanët, duke lënë situatë të dykuptimtë, nëse një rrezik i tillë vjen ga LSDM-ja në pushtet, ose nga VMRO-DPMNE-ja në ekspansion.