Agjencia Zhurnal.mk.

Koment: “Nëna” qeveri për disa ministra u bë “njerkë” në fund të mandatit, për shkaqe parimore, apo interesa personale?!

Shkup, 14 janar – Disa anëtarë të dy kabineteve qeveritare në dy qeveritë e Zoran Zaevit u shquan me punën e tyre, disa me gafet e bëra dhe me akuzat në adresë të tyre për skandale, kurse një pjesë e tyre edhe për kritikat ndaj të njëjtës qeveri dhe parti anëtarë të së cilës ishin, deri në momentin kur vendosën të tërhiqen ose kur e kuptuan se nuk do të jenë më ministra.
“Sezoni” i kritikave dhe pakënaqësive filoi me Ministren e Mbrojtjs, Radmilla Shekerinska. Ajo u tërhoq shumë para se të bëhet e ditur përbërja e re e qeverisë, që tani do të udhëhiqet nga Dimiar Kovaçevski. Shekerinska tha se tërheqja është për shkaqe parimore dhe për shkak se nuk pajtohet me një pjesë të politikave të LSDM-së në periudhën e kaluar, duke shtuar se pikërisht për këto arsye në fillim të vitit vendosi që të tërhiqet edhe nga udhëheqja e LSDM-së.
„Që atë herë paralajmërova se do të tërhiqem nga kryesia e LSDM-së, për shkak se nuk pajtohesha me një pjesë të politikave. Dhe mendoj se ndoshta jam subjektive se një pjesë e këtyre politikave çuan në humbjen që e pësuam në zgjedhjet lokale. Për fat të keq, përshtypja ime është se nuk mësuam asgjë nga ato leksione dhe disa porosi të opinionit nuk i dëgjuam apo nuk i kuptuam. Për këtë mendoj se sjellja e vetme e ndershme dhe parimore, vendim i vetëm i ndershëm do të ishte të them se nuk do të marr pjesë në Qeverinë e ardhshme”, deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.

Pa vërejtje edhe pse më idirekte, nuk kaloi as Ministrja e Kulturës Irena Stefkovska, e cila poashtu nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
Edhe Irena Stefkovska u ankua se nuk është informuar fare për shkaqet konkrete pse duhet të largohet nga posti, e as është pyetur se çka është arritur, duke shtuar megjithatë se e drejta e çdo mandatari është të formojë kabinetin e tij.
“Askush nuk më ka pyerut për shkaqet konkrete pse duhet të largohem, e as çka është punuar. Unë kam përgatitur raport për llogaridhënie i ili do të qëndrojë në arkivin e Qeverisë dhe në Kuvend”, tha Stefkovska në paraqitjen e saj të fundit si ministre.

Tërmet të vërtetë shkaktoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili në konferencën e tij të fundit si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane tha se qëndrimet e tij lidhur me negociatat që po zhvilohen me Bullgarinë, dallojnë dukshëm nga politika e qeverisë. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësi. Pozicionet që i mbaj në çështjen me Bullgarinë, dallojnë nga të tjerët. Ajo luftë nuk ka qenë e fshehtë dhe dallimet kanë qenë të mëdha. Kjo luftë kulminoi njëherë në Bruksel dhe njëherë në Shkup, kamë thënë se për disa çështje nuk ka negociata, nuk negociohen. Prandaj, nuk u befasova veçanërisht nga oferta që mora për të qenë ambasador në Uashington. Jo vetëm që do të më largonin nga vendi, por do të më lidhte edhe gjuhën. Ju e dini që diplomatët në detyrë nuk kanë të drejtë të mendojnë me zë të lartë dhe të luftojnë publikisht për pikëpamjet e tyre në vend”, tha Dimitrov.

Ai shkoi edhe më larg duke deklaruar hapur se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme. Madje shtoi se do të ngrejë alarmin kur të vlerësoj se gjërat shkojnë në drejtim të gabuar.

“Po nuk kam besim të plotë në ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. Duke pas parasysh përvojën time dhe kontaktet e mia me përfaqësuesit në Bruksel. Kam një parandjenjë se përpjekjet për sukses me çdo çmim, vlerësoj se nuk janë produktive, por përkundrazi të rrezikshme, ndoshta gaboj”, tha Dimitrov. Paraqitja e tij shaktoi dramë të vërtetë në skenën politike, sepse mes tjerash tha se ka pasur tentime për ta heshutr, duke i ofruar post ambasadori në Uashington.

Meqë tangoi një çështje kruciale në këo momente, siç është ajo e negociatave me Bullgarinë, ndaj paraqitjes së Dimitrovit pati shumë reagime nga qeveria dhe nga minitrat, ku nuk mungaun as aludimet dhe vlerësimet direkte se vërejtjet e tij më tepër janë të motivuara nga fakti se do të mbetet pa post ministror, e jo nga shakqe parimore.
Secili politikan ka të drejtë të ndryshojë mendim për zhvillmet e përditshme, për proceset e rëndësishme, por edhe për subjektin politik ose qeverinë që i takon. Mirëpo momentin kur erdhën kritikat, vërejtjet dhe pakënaqësitë nga disa ministra në Maqedoninë e Veriut, krijojnë shumë hapësirë për të dyshuar se janë shkaku i mosrealizimit të “apetiteteve”, e jo për diçka tjetër. Ndoshta gabojmë!

Related posts

Kuvendi maqedonas përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza

D V

Të gjithë kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut pritet të debatojnë në dy “master debate”

Xh M

A ka rrezik destabilizimi në periudhë parazgjedhore?

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy