Agjencia Zhurnal.mk.

Koment: Në vend se të propozohet liri për Feta Alimin, u propozua për Boban Iliçin

Shkup, 21 dhjetor – Maqedonia e Veriut shpeshherë të len përshtypjen e vendit të çudirave. Rrallë herë ndodhë që çudirat të jenë pozitive, siç ishte rasti i djeshëm i të moshuarit 62 vjeçar nga Presheva i cili magjistroi shkencat matematikore me notë 10.00 në Universitetin e Tetovës. Çudirat që ndodhin në vendin tonë kryesisht janë negative. Për shembull, autobusë vozisin në linja të brendshme e të jashtme pa leje adekuate, ndonjëherë të falsifikuara.

Në mesin e shumë “çudirave” negative, ishte edhe ajo e fundit, propozimi për falje të Boban Iliçit, vrasësit të Almirit të vogël. Propozim i cili edhe pse u tërhoq pas reagimit të mediumeve, megjithatë ktheu në opinion revoltën për insistimin që Iliçi me çdo kusht të lihet në liri. Ky insistim vërehej edhe në kohën kur zhvillohej procesi gjyqësor kundër tij, poashtu edhe tani kur ai ka marë dënim që, për opinionin shqipar së paku, është simbolik.

Siç ndodh zakonisht, të gjithë mundohen t’i ikin fajit për këtë skandal, sikurse të gjithë që mundohen të fitojnë merita pasi u tërhoq propozimi. E kur është fjala te meritat, aty çdo herë të parin e ke zëvendës kryeministrin Artan Grubi, i cili u lavdërua se pa konsultimeve me ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendës ministrin, Agim Nuhiu, është tërhequr lidta me propzimet për falje, ku fguronte edhe emri i Boban Iliçit. Harroi Grubi se opinioni pyet nëse ke merita për tërheqjen e listës, atëherë logjikisht duhet të kesh faj që lista fillimisht ka kaluar. Ska lidhje, me kësi lloj gabimesh Grubi nuk po i bën dëm askujt, por më tepër vetvetes dhe partisë që i takon, duke u bë dita ditës më i padëshiruar te opinioni publik.

Të kthehemi te “çudirat”. Nuk ka dyshim se një nga “çudirat” e sistemit juridiko-gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është mbajtja në burg e Feta Alimit. Heroi i 27 Prillit, i cili shpëtoi Ziadn Selën dhe sipas gjitha vlerësimeve edhe Maqedoninë nga ndarja, sot e kësaj dite vuan dënim në burgun e Idrizovës. Në çdo vend normal njerëz si Fetai dekorohen për meritat e treguara në momente krtike, siç ishte 27 Prilli, kurse vetëm në Maqedoninë e Veriut ata mbahen në burg. Edhe atë jo pak e pak, por u dënua me shtatë vite burg, që më pas gjyqësori të tregojë “mirësi”, duke ia falur një vit dhe duke ia ulur dënimin në gjashtë vite.

Me shumë të drejtë në opinion ekziston dyshimi se dënimi i Feta Alimit është politik dhe i montuar. siç kanë qenë rastet e montuara në të kaluarën ndaj shqiptarëve.

Maqedoia e Veriut duhet të krenohet që ka individ si Fetai, që sakrifikojnë jetën për të shpëtuar jetë e jo t’i mbajë ata në burg.

Për këtë arsye, nëse të tjerët hestin, shqiptarët nuk duhet të heshtin. Të gjithë, pamarë parasysh se cilës parti ose orientim politik i takojnë, duhet ta parashtrojnë pyetjen: Pse nuk u kërkua amnisti për Feta Halimin, por për Boban Iliçin? Nëse nuk marim përgigje ndaj kësaj pyetje, ne si shoqëri e kemi vështirë të përmirësohemi.///Zhurnal

Related posts

Ministria e Mbrojtjes: Dokumenti i publikuar nga Kovaçki është “sekret ushtarak”, do të ketë përgjegjësi

Z.H

Anëtarët e bordeve zgjedhore në Zhelinë ende nuk kanë marë pagesat nga zgjedhjet lokale 2021

Z.H

Kovaçevski: Detyrim i të gjithëve është që ta vazhdojmë rrugën e shtetit drejt BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More