Agjencia Zhurnal.mk.

Koment / Kur kritikoni dikë për qëndrime antiperëndimore, kujtohuni sa vite ishit në koalicion me Gruevskin dhe Ivanovin!

Shkup, 16 nëntor – Dita-ditës po bëhet e qartë se dështoi tentimi për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev dhe për të formuar shumicë të re parlamentare. Tani bie në sy vokabulari që përdoret kundër partive shqiptare që ishin pjesë e tentimit për formim të shumicë së re. Është një vokabular akuzues se gjoja këto parti shqiptare paskan rrezikuar orientimin pro perëndimor të vendit. I “sforcuar” nga makineria propagandistike, këto akuza po “pinë ujë” te një pjesë e opinionit, mirëpo nëse gjërat analizohen më thellësisht, do të shohim se janë akuza të pabaza dhe që nuk mbështeten në ndonjë argument serioz.

 

Sepse të gjitha partitë shqiptare, pa përjashtim, në mënyrë shumë të qartë e kanë proklamuar, por edhe e kanë dëshmuar se bazë të orientimit të vet strategjik e kanë partneritetin me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka propagandë që mund ta ndryshojë këtë fakt.

Përpjekjet për formim të një shumice të re ishin një garë legjitime brenda-politike, që aspak nuk kishte të bëjë me orientimin e jashtëm të vendit. Ashtu siç dëshiron shumica aktuale të ruajë pushtetin, ashtu edhe partitë tjera deshën të formojnë shumicë të re. Këto janë procese që ndodhin në çdo vend dhe shtet, veçanërisht në ato perëndimore. Edhe atje kemi raste kur për dalje nga kriza politike, bëhen koalicion me parti të ekstremit të djathtë, por ato janë të përkohshme dhe zakonisht përfundojnë me “futje në hullar” të partive të vogla të djathta, se sa me radikalizim në ekstrem të partive më të mëdha që udhëheqin qeveritë në fjalë.

Për këtë arsye është qesharake të thuash se Levica me dy deputetë dhe me qëndrim të shprehur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë, mund ta ndryshonte orientimin e jashtëm strategjik të vendit, ose të shërbejë si bazë për të akuzuar partitë shqiptare të opozitës se u radhitën kundër NATO-s dhe BE-së.

Dorën në zemër, kemi vetëm një parti shqiptare që deri sot ka ecur në “teh” të politikës antiperëndimore, e ajo parti është pikërisht subjekti që më së shumti mbajnë në gojë NATO-n, BE-në, Brukselin e Uashingtonin, duke akuzuar të tjerët për kurs antiprëndimor. Kjo ecje në “teh” ishte në periudhën 2008-2017, kur bashkëqeverisi me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, e pak më vonë si përforcim u erdhi edhe Gjorgje Ivanovi.

Nëse në vitin 2008 nuk ishte e qartë se në çfarë drejtimi i ka “koordinatat” Gruevski, pas vitit 2011 gjithçka ishte e qartë si kristali. Partia që tani po akuzon opozitën shqiptare për politikë antiperëndimore, në çdo oment ka pasur mundësi ta rrëzojë Gruevskin nga Qeveria dhe të ndërpresë kursin e tij antiperëndimor, por për fat të keq këtë nuk e bëri. Kishte një përjashtim në periudhën 2011-2014, kur VMRO-DPMNE kishte 63 deputetë, mirëpo arsyteim për të qëndrua në qeveri nuk kishte as atëherë, sepse NATO dhe BE janë koncepte që duhet të jenë më të rëndësishme se qëndrimi me çdo kusht në pushtet. Janë koncepte për të cilat duhet sakrifikuar edhe shkuarje dhe qëndrim në opozitë, gjë që nuk ndodhi në këtë periudhë, e që la përshtypje se të qenurit në pushtet për ndonjë subjekt është më e rëndësishme se anëtarësimi në NATO dhe BE. Shkëputjen nga Gruevsi mezi e bënë edhe në vitin 2017, kur Brukseli e Uashingtoni u çuan në këmbë për t’i dhënë fund qeverisjes antiperëndimore.

Kujtimet nga ajo kohë janë ende të freskëta, prandaj duhet maturi në akuzat ndaj të tjerëve se po punojnë kundër perëndimit. Është ciniziëm dikush që dje e ka votuar Gruevskin kryeministër, sot të akuzojë ata që u sakrifikuan për të rrëzuar Gruevskin. Kjo nuk duhet të lejohet. Gjithsesi është vështirë të vendoset paralele mes VMRO-DPMNEsë së Nikolla Guevskit e Gjorgje Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së së sotme, kur Gruevski është shkarkuar edhe nga posti protokollar i Kryetarit të nderit në parti. Kryeari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski është takuar me kryetarët e gjitha partive shqiptare dhe në ato takime, e jashtë atyre takimeve e ka bë të ditur qëndrimin e ndryshuar lidhur me shqiptarët. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ai e shprehi edhe qëndrimin e qartë se nuk ka ndërmend fare të rrezikojë Marrëveshjen e Prespës.

Domethënë, tani është më e qartë se gjitha lëvizjet që ndodhën javn e fundit ishin në kuadër të lëvizjeve normale politike, ndoshta me përjashtim të disa rrethanave misterioze që sollën rezultatin nga 59:61, në 60:60.

Related posts

Reciprociteti fillon e mbaron në Jarinjë e Bërnjak

Redaksia

Osmani: Ali Ahmeti është autorizuar për të biseduar me të gjitha partitë për zgjidhjen e krizës politike

Redaksia

Analizë: Autoritetet i kanë harruar deponitë dhe trajtimin e mbeturinave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More