Agjencia Zhurnal.mk.

Koment: Kur janë në pyetje shqiptarët e Kumanovës ka shumë fajtorë, e faji prap mbetet jetim!

Kumanovë, 24 shkurt – Gjimnazistët shqiptarë në Kumanovë do të vazhdojnë edhe më tej të ndjekin mësimin në ish kombinatin bujqësor, i cili është transformuar në shkollë. Shumë premtime janë bërë tabi e dhjetë vite, por zgjidhje ende nuk ka.  Nxënësit e gjimnazit kumanovar Sami Frashëri vazhdojnë të mësojnë në kushte substandarde.

E kemi fjalën për nxënësit shqiptarë, sepse ata maqedonas kanë kushte për lakmi. Kurse për gjimnazin shqiptar ka shumë premtime, por deri tani gjërat sillen sin ë labyrinth.I fundit premtoi ish-ministri i Arsimit, deputeti aktual Arbër Ademi. Ai para dy vitesh tha se është siguruar objekt për gjimnazin në kuadër të ish kazermës së qytetit, mirëpo që atëherë asgjë nuk ka lëvizur.

Arsyetimet e veta I ka edhe kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, i cili thotë se ka kërkuar nga ministri e nga Qeveria ndihmë, por askush nuk i është përgjigjur. Polemika e tyre zhvillohet në distancë, por kjo nuk u sjell asgjë të mirë nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Vetë Dimitrievski thotë se çështja e gjimnazit të Kumanovës hapet gjithnjë përpara zgjedhjeve dhe më pas të gjithë tërhiqen nga premtimet që japin.

Ai zotohet se pasi nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria dhe ministrat e arsimit, komuna e Kumanovës vetë do ta zgjidhë këtë problem. Mirëpo parashtrohet pyetja se pse është pritur kaq shumë dhe nuk është gjetur zgjidhje deri tani.

Sigurisht që vjen edhe pyetja se a do ta mbajë fjalën, ose do të mbetet edhe një premtim i radhës që do ta marë era.

Por edhe vetë këshilltarët komunalë shqiptarë thonë se tashmë puna për gjimnazin e Kumanovës duket më serioze se më herët, Është porositur projekti ideor për ndërtim të dy shkollave që të përfshihen jo vetëm paralelet e gjimnazit Sami Frashëri, por edhe paralelet shqipe të shkollës teknike. Një pjesë e buxhetit do të kërkohet nga komuna, kurse nga shteti do të kërkohen mjete shtesë për ta zgjidhur këtë problem. Këtë në deklaratën për Tv 21 e ka vërtetuar edhe kryetari Maksim Dimitrievski.

Nga Minsitria e Arsimit japin version tjetër. Sipas tyre objektet e kazermës vazhdojnë të jenë në pronësi të Ministrisë së Arsimit dhe se pritet që komuna të bëjë planin detal urbanistik që objektet gjegjëse të mund të adaptohen, kurse problemi kryesor është se Dimitrievski nuk ka projekt dhe dokumentacion teknik.

Sido që tëjetë, rasti i gjimnazit “Samir Frashëri” është tregues se sa shumë ndërlikohen punët kur duhet të bëhet diçka në të mirë të shqiptarëve të Kumanovës. Problemi i  gjimnazit shqip të Kumanovës po hyn në dekadën e vetë të tretë, kurse ka filluar t’i përngjajë golgotës së Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Zatë problemi i këtij gjimnazi shqiptarëve të Kumanovës ende ua kthen kujtimet se sat ë diskriminuar kanë qenë në një të kaluar jo shumë të largët, kur nxënësit rriheshin e sulmoheshin deri sa shkonin në gjimnazin e përbashkët që kishte ky qytet. ///Zhurnal

Related posts

Ejup Rustemi edhe humbës edhe dështak, çfarë mund të drejtojë njeriu që humbë në fshatin e tij?

I.A

Po të votohej dje për zgjedhjet parlamentare, sipas metodës së Dontit: VMRO-53, Vlen-12, Znam-10, gjithsej =75 mandate, do të formohej qeveria e re

Redaksia

Arena politike transferohet te komuna e Çairit: Fronti i ofron “valixhe” VLEN-it, VLENI u ofron terapi neuorpsikiatrike

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky