Agjencia Zhurnal.mk.

Koment / Haraçina legjendare u bë hajdute, kush po tallet dhe i nënçmon shqiptarët?

Shkup, 24 gusht – Është evidente se çdo komunë kryesisht shqiptare, përballet me probleme të shumta elementare të cilat për vite me radhë assesi të rregullohen.

Duke filluar nga Saraji, Haraçina, Çairi, Studeniçani si komuna shqiptare, e nëse i krahasojmë me komunat tjeara maqedonase, por madje dhe me fshatërat maqedonase, dallimi është si nata me ditën, shkruan Zhurnal.

Edhe pse Haraçina është komunë në vete, ajo nuk e ka patur asnjëherë mbështetjen nga pushteti qendror për të realizuar projekte madhore dhe të rëndësishme. Buxheti i komunës së Haraçinës është vetëm 2 milion euro. Në këtë komunë mungon uji i pijshëm, mungon kanalizimi, mungon çerdhe, mungon infrastruktura e denjë e tani së fundmi mungon edhe rryma. Banorët e Haraçinës ashtu sikurse dimrit, tani edhe verës duhet të jetojnë në mëshirën e diellit që t’iu bëjë dritë sa është ditë, sepse gjatë mbrëmjes duhet të ndezin qirinjtë në mungesë të ndriçimit elektrik.

Por përskaj të gjitha këtyre mungesave dhe nënçmimeve të popullit shqiptar në komunën e Haraçinës, përskaj kushteve të mjerueshme për jetesë të denjë, haraçinasit tani quhen edhe vjedhës e hajdutë. Këta banorë të Haraçinës të cilët përballen me terrin dhe mungesën e kushteve elementare, tani cilësohen si fajtorë për ato mungesa.

Para disa ditëve EVN publikoi një listë ku më së shumti vjedhet rryma elektrike, ndërsa Haraçina ishte në krye të listës. Më tej EVN tha se rrymë vjedhin edhe banorët e Sarajit, Seravës (Çair), Hasanbegit e Studeniçanit, të gjitha këto komuna shqiptare.

Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, ndodhë edhe tani, por përsëri nuk ka kush u del zot shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Bëhet fjalë për nënçmimin e këtij kombi i cili me mish e me shpirt po tenton të mbijetojë. Shqiptarët në Maqedoni gjithnjë kanë patur vështirësi në arsim, në punësim, në shërbime publike, por para se gjithash kanë patur jetë të vështirë, por për maqedonasit, ne paskemi më shumë të drejta se ta dhe madje na quajnë vjedhës.

Të kthehemi te Haraçina. Para disa ditëve zv.kryeministri i vendit Artan Grubi njoftoi se për këtë komunë janë ndarë 66 milion denarë për rregullimin e ujërave të zeza por edhe për këtë ndihmë nga Qeveria, maqedonasit e titulluan me fjalët: “66 milion denarë për komunën që nuk paguan fare tatim prone”. Edhe këtu i bënë shqiptarët e Haraçinës vjedhës. Pyetja është se si të paguajnë banorët e Haraçinës tatim kur nuk kanë kushtet elementare të jetës. Çfarë tatime të paguajnë kur nuk kanë ujë për të pirë, kur nuk kanë kanalizim, kur nuk kanë infrastrukturë të denjë. Ajo që ishte më qesharake së fundmi ishte paralajmërimi i kryetarit të kësaj komune Ridvan Ibraimit, se Haraçina do të bëhet me korsi për biçikleta, vetëm kjo i mungonte Haraçinës se tjerat gjëra të gjitha i ka në rregull…

Përpos vjedhës, EVN haraçinasit i quan gjithashtu edhe të dhunshëm dhe problematik. Sipas EVN-së, problemi me rrymën nuk do të zgjidhet sepse nuk i lejokan vet haraçinasit.. çfarë arsye absurde. Disa gazetarë kanë kontaktuar me MPB-në nëse ekipet e EVN-së kanë paraqitur dhunë fizike gjatë punimeve në Haraçinë, ose nëse kanë kërkuar ndihmë për prezencë policore gjatë kryerjes së aktiviteteve, por nga MPB kanë mohuar edhe njërën edhe tjetrën kërkesë. Nga MPB thonë se EVN gjatë vitit 2022 ka paraqitur vetëm një rast të vjedhjes në Haraçinë por nuk ka paraqitur asnjëherë dhunë fizike. Punonjësit e EVN-së si duket kanë frikë të hyjnë në Haraçinë për intervenim dhe u duket sikur dikush do i sulmojë, edhe pse një gjë e tillë nuk është paraqitur së fundmi.

Edhe nëse pretendimet për vjedhje të rrymës do të ishin të vërteta, a mendoni se banorët e Haraçinës do të kishin vjedhur rrymë nëse do të kishin kushtet sikurse banorët e Kisella Vodës, sikurse banorët e Gjorçe Petrovit, sikurse kushtet e Sopishtes e shumë komuna tjera maqedonase, ku faturat e rrymës nuk janë as sa 1/3 e e faturave që ju vijnë shqiptarëve, ku i kanë të gjitha kushtet që mund të ekzistojnë për një jetë normale. Askush nuk do të nënçmonte veten me vjedhje të rrymës dhe askush nuk do t’i nënçmonte pastaj haraçinasit, por të gjithë do të donin të bëhen si banorët e Haraçinës.

Nëse doni të pyesni haraçinasit pse vjedhin rrymën, së pari duhet të pyetni vjedhësit nëpër burgje pse kanë vjedhur, çfarëdo që kanë vjedhur.. Përgjigja do të ishte: Nuk kisha zgjidhje tjetër…..

Të shpresojmë që partia në pushtet BDI të ndërmer masa konkrete dhe të gjejë një zgjidhje me furnizuesin e rrymës EVN që këto defekte në Haraçinë të zgjidhen njëherë e përjgithmonë. MPB le të angazhohet që të sigurojë ekipe policore nëse me të vërtetë ato ekipe të EVN-së ndjehen të rrezikuar sepse ashtu sikurse çdo komunë tjetër, edhe Haraçina ka banorë pleq, fëmijë, të sëmurë të cilët ndoshta jetojnë me ndihmën e respiratorit e që pa rrymë, jeta e tyre mer fund…./Zhurnal.mk

Related posts

“Duhej gyp F500 ndërsa kanë vendosur F300”, Kasami: Kjo është e pa mundur dhe turp

Xh M

Elena Peeva: SHBA po analizon vaksinën e parë konvencionale për mbrojtje afatgjate kundër Kovid-19

Redaksia

Trençevska: Propozimi për rritje të pagave 10% është i mirë, SASHK ta pranojë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More