Shkup, 10 janar – Bora në Shkup është rralluar. Na merr malli për të, sepse bie rrall, por edhe kur bie shkrihet shpejtë. Për dallim prej reshjeve të borës, në vendin tonë kanë filluar të përshpejtohen ndryshimet në kabinetet qeveritare. Politika ka filluar të bëhet më dinamike.
Emrat e ministrave u publikuan, kabineti pritet të formalizohet
Zgjedhjet mbahen më shpesh, një parti hyn, tjetra del nga qeveria, ndërrohen ministrat, zëvendës ministrat dhe drejtorët, kurse tani do të kemi edhe ndryshim në postin e kryeministrit.
Ndryshimi pritet vetëm të formalizohet më 16 ose 17 janar dhe pas katër viteve e gjysmëve në postin e kryministrit, Zaev të ja kalojë këtë funksion Dimitar Kovaçevskit.
Emrat e anëtarëve të kabinetit të Kovaçevskit janë zyrtarizuar bashkë me borën e parë në Shkup. Bora dhe reshjet janë simbol i bereqetit dhe së këndejmi parashtrohet pyetja nëse zzgjedhja e tyre do të sjellë “bereqet” për qytetarët. Zgjedhja e qeverisë së re vjen në kohë mjaft delikate. Vendi ende ndodhet gjysëm-krizë politike pas zgjedhjeve lokale dhe vazhdon të zhytet në krizë të thellë ekonomike. Moment i vështirë për një politikan që do të udhëheqë qeevrinë, por njëkohësisht edhe moment i mirë për të treguar aftësi menaxhuese që sjellin rrugëdalje nga kriza.
Kovaçevski, kryeministri i dhjetë i Maqedonisë së Veriut
Maqedonia deri sot ka pasur nëntë kryeministra ministra, kurse Dimitar Kovaçevski është në rrugë për t’u bë kryeministri i dhjetë. Pushtetin ekzekutiv deri tani e kanë udhëhequr Nikolla Klusev, Branko Cërvenovski, Lubço Georgievski, Hari Kostov, Vllado Buçkovski, Nikolla Gruevski, Emil Dimitriev dhe Oliver Spasovski (kryeministra teknikë), Zoran Zaev në ikje dhe Kovaçevski në ardhje.
Kovaçevskin kryesisht po e krahasojnë me Hari Kostovin, si kryeministër teknokrat dhe Emil Dimitrievin, figurë jo e fuqishme politike në VMRO-DPMNE-në e tij, por që në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos u bë kryeministër teknik. Parashikimet dhe supozimet në politikë ndonjëherë nuk prefereohen, sepse shpeshherë kanë ndodhur gjëra të paparashikueshme. Momenti aktual, i përngjan atij të viteve të para të pavarësisë së Maqedonisë. Për shkak të “fërkimeve” mes figurave më të fuqishme të majta politike në atë kohë, Kiro Gligorov, Petar Goshev dhe Vasil Tupurkovski, në skenë doli një figurë anonime, Branko Cërvekovski, me siguri si balans mes interesave të tre lartëpërmendurve. Mirëpo me kalimin e kohës, me karizmëne tij arriti të imponohet si një nga figurat më të fuqishme politike që më së gjati mbijetoi në skenë.
Situata aktuale në LSDM i ngjason asaj të fillimviteve të 90-ta. RIvaliteti mes grupacioneve është evident, kurse edhe Dimitrievski deri dje ishte një figurë anonime, që brenda natës u lansuar në nivelin më të lartë politik. Deri këtu, paraqitja e tij në skenë përngjan mjaft me atë të Cërvkovskit.
Por, dorën në zemër, Dimitrievski nuk posedon karizmën e Cërvenkovskit, për të hedhur nën hije rivalët tjerë politikë brenda partisë dhe jashtë saj, që të mos mbetet gjatë tërë karrierës vegël e atyre që e sollën. Nuk len përshtypje se është i pjekru për lojëra oborrtare. Të vetmën mundësi për të mbijetuar më gjatë dhe për të lënë gjurmë është zbatimi i një politike të mençur ekonomike, që është profesion i tij. Nëse arrin të zbatojë reformat ë guximshme, që do të ishin para së gjithash në interest ë qytetarëve, e jo në interest ë grupacioneve të ngushta të interesit, Kovaçevski mund të formohet si figurë politike edhe përkundër mungesës së karizmës dhe oratorisë, si dy parakushte. Vendi është në një situatë të rëndë, kur çdo reformë që lehtëson gjendjen e qytetarëve, sjell pikë të shumta politike për bartësin e asaj reforme. Ky është “bereqeti” i domodoshëm të cilin e përmendëm disa herë në fillim të kësaj analize, e që Kovaçevskit mund t’i sigurojë emër dhe famë në politikë. Në të kundërtën, paraqitja e tij do të jetë vetëm epizodike, sa për të ngrohur kollutukun e një kryeministri të ardhshëm dhe një kryetari të ri të LSDM-së.///Zhurnal