Agjencia Zhurnal.mk.

Koment/ A mund të bëhet Artan Grubi sërish “enterier” në selinë e VMRO-DPMNE-së?

Shkruan, Bexhet Musliu

 

Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale dolën mjaft interesante. Fituesit e komunave në rrethin e parë janë komotë, por disa politikanëve në ekzekutiv pak iu ka prishur komoditeti. Me përjashtim të atyre politikanëve shqiptarë që janë mësuar të bëhen “enterier” në selitë e partive maqedonase.

VMRO-DPMNE publikisht njoftoi se në selinë e partisë së tyre “enterier” dikur ka qenë Artan Grubi, deri sa nuk erdhi në pushtet LSDM-ja. Por tani me fitoren e VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, vlerësohet se partia e Mickovskit shumë shpejtë mund të kthehet edhe në qeveri. Nëse ndodh kjo, athua çka do të ndodhë me ata politikanë që janë mësuar të jenë gjithnjë në pushtet?

Unë personalisht nuk isha habitur nëse Artan Grubi kthehet prap “enterier” në selinë e VMRO-DPMNE-së, ani pse deri dje e kritikonte si të pareformuar. Nuk habitem edhe nëse në rrethin e dytë i hjek patikat “jeshil” dhe në tubime partiake vrapon me “patika” me llogon e VMRO-DPMNE-së. Në vend të Ledri Vulës, mund të bëjë spote me këngë të komitëve.

Do të gjejë Grubi ndonjë historian që do të thonë se “luani i VMRO-së” ka qenë simbol i shqiptarëve që nga koha e Ilirëve. Pastaj mediumet e afërta me të, do ta përhapin këtë “fakt historik” me “gaz të plotë”. Do t’i fshijnë gjitha postimet kundër VMRO-DMPMNE-së dhe brenda natës do ta “satanzojnë” LSDM-në. E kemi parë veçmë këtë film.

Related posts

Hoxha: Karantinë prej 7 ditësh për qytetarët që kthehen në vend dhe nuk posedojnë test PCR

Redaksia

Pendarovski mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës

Z H

Murtezani: Vendimi i partisë do të respektohet nga të gjithë deputetët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More