Agjencia Zhurnal.mk.

Komandant Malisheva pëson sulm në zemër në burg, gjendja e tij stabile

Shkup, 30 dhjetor – Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i Muhamet Krasniqit, apo i njohur si Komandant Malisheva, ka bërë të ditur se ky i fundit ka pësuar një sulm kardiak në burg në Maqedoninë Veriore.

 

Krasniqi tha se fal shokëve të tij, personelit të burgut dhe personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit, Komandant Malisheva e ka kaluar këtë sulm dhe gjendja e tij është stabile.

Postimi i plotë i Dardan Krasniqit:

“Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar!

Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, përsonelit të burgut, përsonelit mjekësor të Spitalit të Shkupit

– përmes ndërhyrjës së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në repartin intenzivë në Shkup ku i janë vendosur stendat!

Më këtë rast në emër të familjlës tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup, shokët e miqët që gjatë gjithë ditës u kujdesën dhe na qendruan pranë në Shkup!

Falemderit❤️”, ka shkruar ai.

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale i ka liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar!Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau…

Posted by Dardan Krasniqi on Thursday, December 30, 2021

Related posts

ITSHKSH: Konferencë shkencore “Ballkani midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”

Z H

NBC: SHBA do të dërgojë në Kosovë për verifikim, afganët që dyshohet se kanë lidhje me talibanët dhe grupet terroriste

D V

Panovski: Pushimi dimëror i nxënësve të zgjatet për dy javë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More