Agjencia Zhurnal.mk.

“Kom mujtë me i pasë 2-3 banesa e kerre” / Si dhe pse i refuzoi ofertat e majme të bizneseve Miran Ramadani

Para se të lindte interneti, industria kreative, sidomos ajo e argëtimit, ka qenë goxha elitiste. Si një komedian, për të pasur sukses në industri është dashur të biesh në sy të producentëve, televizioneve apo grupeve të tjera. Por komediani Miran Ramadani, ka pasur fatin që të nisë karrierën e tij në një kohë kur kjo “elitë” e industrisë kreative, nuk ka pasur ndonjë rëndësi. Punën e tyre e kanë zhvleftësuar platformat e internetit, të cilat Ramadani i ka shfrytëzuar për të krijuar skeçe humoristike. Por e ka pasur një sfidë. 

Sfida ka qenë se si mos me u bo si të tjerët, të mos ndikohem nga humori që kam pëlqyer si Miran”, thotë ai. 

Mirani ia ka dalë kësaj sfide. Humori i tij në dukje vetëm një “fore”, në fakt është një rezultat i një hulumtimi dhe vrojtimi të detajuar të shoqërisë kosovare. Për të qenë edhe më i vërtetë dhe autentik, ai ndalet tek shtëpia e tij dhe rrethi i ngushtë i familjes. 

Jam mundu me qenë një reflektim i shoqërisë”, thotë ai. 

Mirani sot e 4 vjet jeton nga puna që bën. E ka nisur në Twitter duke shkruar satirë, e ka vazhduar në Instagram ku ka filluar me video, ndërsa sot është komediani më i ndjekur në Tik-Tok. Kur themi komedian, nuk po nënkuptojmë tipat që dalin me “lopë në dhomë të ndejës”. Në këtë pjesë të parë të bisedës, në Podcast Nacionale, Mirani rrëfen për ndërtimin e karrierës së tij dhe peripecitë të cilat është dashur dhe ende i duhet t’i kalojë për të qëndruar “top” në industri. Por nuk është bërë si shumica që ia dalin të hyjnë në industrinë e argëtimit. Për shembull, Mirani nuk ka një menaxher, edhe pse është një ndër komedianët më të kërkuar nga binzeset për të bërë një reklamë. Ai thotë se derisa të mundet, do ta shtyjë pa një menaxher, por edhe kur koha të vijë që ai të ketë nevojë për të një të tillë, nuk do të ndryshojë një princip. 

E kam vërejtur që paraja e madhe e mbyt pasionin. Shpesh për të mos i dëshpëruar njerëzit që më ndjekin, kam refuzuar shuma të mëdha të parave nga brendet të cilat në publik njihen si biznese që i kanë mashtruar njerëzit. I kam refuzuar”, thotë Mirani në Nacionale. 

Po t’i pranonte këto oferta, ai nuk e mohon mundësinë që do të bëhej shumë i pasur. 

Kom mujtë me i pasë 2-3 banesa, e 2-3 kerre, por nuk i bie pishman”, thotë ai. 

Mirani flet edhe për reagimin e biznesve të cilat i refuzon për principin “e mosbashkëpunimit për shkak se nuk janë biznese të mira”. 

Bizneset po çuditen me këtë princip. Edhe 10 herë më shumë me m’i dhonë, kur e di që një kompani ia punon popullit, unë nuk i marr paret”, thotë Mirani për Nacionalen. 

Në këtë pjesë të parë të bisedës në Podcast Nacionale, Mirani rrëfen edhe për sfidën e të qenit konsistent në punën që bën dhe presionin psikik që ai e përjeton për ta arritur këtë konsistencë. Në pjesën e dytë të Podcast-bisedës do të flasim për hapat që duhet ndjekur për të mos u çmendur në “Tik-Tok”. 

Related posts

Beatrix me dedikim për Fifin: Nga emocionet kam harruar ta kujtoj njeriun që më ka mbështetur me zemër

D V

Aktorët Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen në përkrahje të Chris Rock

D V

Sheila rrëfen ngjarjen e rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More