Agjencia Zhurnal.mk.

Koloneli Ismajl Brahimi diplomon në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në SHBA

Koloneli Ismajl Brahimi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ka njoftuar ambasada e Kosovës në SHBA, gjatë ceremonisë së diplomimit ishin gjenerali Mark A. Milley, gjenerali Micheal T.Plehn dhe gjenerali Jeffrey H. Hurlbert.

“Urime kolonelit Ismajl Brahimi për diplomimin e tij në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington, D.C.Të pranishëm në ceremoninë e sotme të diplomimit ishin gjenerali Mark A. Milley, Kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Michael T. Plehn, USAF, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert, komandant i Kolegjit Kombëtar të Luftës. 🇽🇰🤝🇺🇸”. /thuhet në postimin në Twitter.

Related posts

Ulet konsumimi i bukës, shkak largimet masive të shqiptarëve

Xh M

Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Xh M

Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

D V