Agjencia Zhurnal.mk.

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare ka pasur edhe sot në orët e mëngjesit.

 

Kolona të gjata janë raportuar nga qytetarët në pikën kufitare me Shqipërinë, Morinë, ku kolonat raportohen të jenë më shumë se dy kilometra të gjata.

Ndryshe, që nga korriku në baza ditore janë raportuar kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare.

Po ashtu, për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Kosova ka vënë masa shtesë antiCOVID.

Edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot se nga data 6 shtator, të gjithë personat të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të plotësojnë disa kritere.

Ata duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; ose test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes, ose test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes.

Related posts

I nominuari për ambasador të ShBA-së në Kosovë: Pa normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar

D V

Avokatët thonë se mbrojtja e Thaçit nuk ka pasur rast më të mirë se tani për të kërkuar lirimin e tij

D V

Gjashtë vjet nga marrëveshja për Asociacionin, a është Kosova e obliguar ta zbatojë atë?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More