Agjencia Zhurnal.mk.

Koln e kërkon Paqaradën, drejtori sportiv: Është mbrojtësi i majtë më i miri në Bundesliga 2

Leart Paqarada që luan te St Pauli, pritet të jetë transferimi i parë i Kolnit që luan në Bundesligën gjermane në verë, pasi këtë gjë e ka thënë vetë drejtori sportiv i klubit, Christian Keller.

Kicker shkruan se Koln dhe futbollisti 28-vjeçar janë pajtuar për një transferim gjatë afatit kalimtar veror, kur Paqarada të jetë futbollist i lirë.

Drejtori sportiv i Koelnit, Christian Keller 44-vjeçar, nuk e ka mohuar interesimin për Paqaradën dhe ka folur fjalë të mirë për lojtarin që e ka përfaqësuar Kosovën plot 24 herë, shkruan Telegrafi.

“Mendoj se ai është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në rangun e dytë të futbollit dhe do të ishte gjë e mirë nëse ai do të luante për ne”.

“Ai ka luajtur me vazhdimësi të lartë për disa vjet dhe është lojtar shumë inteligjent. Ka nivel të lartë teknik të lojës dhe është shumë i sigurt në ndërtimin e lojës, edhe kur ka presion nga kundërshtari”.

“Ka zgjidhje dhe në të njëjtën kohë, rrezikon portën kundërshtare. Ka harkime të mira dhe është i rrezikshëm në goditjet e dënimit. Nuk është çudi ai po kërkohet nga gjysma e ekipeve të Bundesligës”, ka thënë Keller.

Koln duhet të përgatitet për fundin e karrierës të Jonas Hector, por kapiteni ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy