Agjencia Zhurnal.mk.

Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut mund të jenë shfrytëzues në dialogun ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

Sofje, 26 korrik – Bullgarët të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të jenë shfrytëzues në dialogun ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, deklaroi për BNT Petar Kolev, lider i Unionit Demokratik Qytetar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

 

Kolev shtoi se me propozimet e tyre konstruktive mund të japin kontribut drejt zgjidhjes së kontestit.

“Një sinjal i qartë do të ishte nëse Republika e Maqedonisë së Veriut fillon në mënyrë të barabartë t’i trajtojë qytetarët në territorin e saj, të cilët vetëpërcaktohen si bullgarë.

Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shton ai, janë numëruar popujt, të cilët jetojën në vend, por bullgarët nuk janë të pranishëm në aktin më të lartë juridik.

Ai bëri thirrje në deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët në vend po respektohen.

Sipas Kolevit, presidenti bullgar Rumen Radev është shtetasi i parë bullar, i cili ka vlerësuar se sinqerisht duhet të dëgjohet mendimi për marrëdhëniet Sofje-Shkup edhe nga bullgarët, të cilët jetojnë në vend.

Ai shtoi se bullgarët në Maqedoninë e Veriut presin ndryshim të Kushtetutës në vend, si dhe të ligjeve, por edhe regjistrimit demokratik të popullatës, në të cilin asnjë qytetar nuk do të nënshtrohet në represione, nëse vetëpërcaktohet si bullgar.

Related posts

Shkup, samiti i parë për sipërmarrësi të grave

D V

Konferencë shtypi e KSHZ-së me rastin e fillimit të Regjistrimit (drejtpërdrejtë)

D V

Analizë: Nga pamundësia për t’i realizuar, BDI fshinë të gjitha premtimet nga interneti!?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More