Agjencia Zhurnal.mk.

Kokainë, dhunë dhe alkool, policia aksion në Tiranë, 9 të arrestuar në pak orë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 9 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

 

Mes të arrestuarve është edhe një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. A., 52 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S.(Xh)., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit D. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B., 50 vjeç dhe N. Ç., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K. L., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

O. S., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar shtetasen Z. Xh., 73 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Pro

Related posts

MPB: 63 sanksione për automjete me defekt që kryejnë transport publik

Z H

Arrestohet 56 vjeçari nga Tetova pasi tentoi të dhunojë fqinjen

Z H

Policia ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More