Agjencia Zhurnal.mk.

Kokaina në Durrës, Policia: U gjet në konteinerin e “Alba exotic fruit”

Një sasi kokaine është kapur ditën e sotme në portin e Durrësit, teksa kontenieri me banane i ardhur nga Ekuadori ka kaluar në skaner.

 

Nga informacionet e deritanishme rezulton se kokaina është gjetur në një prej kontenierëve të firmës “Alba Exotic Fruit”, në pronësi të Eduart Dautit.

Fillimisht policia njoftoi se lënda narotike ishte gjetur në konteinerin e kompanisë së njohur “Bana King”, por më pas e ndryshoi deklaratën dhe të dhënat përkatëse.

Në total janë 11 kilogramë dhe 650 gram kokainë e ndarë në 14 pako, të transportuara nga kjo kompani që nuk është e panjohur për publikun.

Kujtojmë se në vitin 2019, po në kontenierin e kësaj kompanie janë gjetur 137 kilogram kokainë gjatë një operacioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Atëherë kokaina u zëvendësua me oriz dhe pakove iu vendos gjurmues GPS, që zbuloi pritësin, Gentian Malindi.

Kjo kompani rezulton se gjatë viteve të fundit ka kryer mbi 150 udhëtime nga Amerika Latine në Shqipëri.

Related posts

Gjoba për 196 shoferë në Shkup, 64 për vozitje të shpejtë

Z.H

Policia arreston një person dhe konfiskon 11 kilogramë marihuanë në Prizren

D V

168 gjoba për shoferë të shpejtë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More