Agjencia Zhurnal.mk.

Koçiu: Do transformojmë qendrat shëndetësore. 17 struktura spitalore autonome deri në 2027

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se qendrat shëndetësore në vend do të transformohen ku do të ofrojnë jo vetëm shërbime shëndetësore, por edhe sociale.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Koçiu tha se synimi është që deri në vitin 2025 të ketë 10 qendra të tilla ekslenete në vend.

Po ashtu ajo u ndal edhe te autonomia spitalore, duke theksuar se qëllimi është që të ketë 17 struktura të tilla deri në vitin 2017.

Hapi i radhës është ngritja e qendrave model të mjekësisë familjare, që janë qendrat shëndetësore të cilat do të transformohen jo vetëm për të ofruar shërbime shëndetësore, por edhe shërbim sociale gjatë të gjithë ciklit të jetës. Deri në vitin 2025 do kemi 10 qendra të tilla ekselente që do shërbejnë për njerëzit në nevojë. Do kemi mundësi të rrisin numrin dhe shumëllojshmërinë e barnave të rimbursueshme. Janë krijuar kushtet për të vënë në zbatim modelin a administrimit të provuar në Spitalin Rajonal të Fierit, modeli i autonomisë spitalore. Deri në vitin 2027, qëllimi është të kemi 17 struktura spitalore tërësisht autonome. Deri në vitin 2025 do kemi edhe 15 spitale të tjera dhe 60 qendra shëndetësore”, u shpreh ajo.

Related posts

Peleshi publikon pamjet: Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake

Xh M

Berisha: Me firmën e Ramës dhe Veliajt janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 200 mln euro dhe asnjë incenerator nuk punon

Xh M

Ndahet nga jeta profesori i njohur, Kristaq Berxholi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy