Agjencia Zhurnal.mk.

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Shkup, 23 shkurt – Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski në fjalimin e tij të Kuvendit Vjetor të Shoqatës së Prokurorëve Publikë shprehu mbështetje për punën e kësaj organizate në të cilën janë anëtarë prokurorë publikë dhe prokurorë publikë profesional.

“Në krye të agjendës sime do t’i vendos garancitë për pavarësinë tuaj në veprim. Do të kërkoj rezultate, por edhe do të përpiqem që të keni kushte të nevojshme për punë”, tha Kocevski, i cili vetë ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës për nëntë vjet”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

 Ai theksoi se që nga zgjedhja e organeve të reja dhe praktikisht rifillimi   i Shoqatës në dhjetor të vitit 2022, tashmë janë realizuar disa aktivitete të suksesshme, ndërsa si veçanërisht të dobishme i vlerësoi diskutimet me mbështetjen e OPDAT-it dhe Ambasadës së SHHBA-së për procedurat e zgjidhjes dhe sigurimin e provave nga jashtë, nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim me MPB-në, si dhe iniciativën e Shoqatës gjatë propozimit të ndryshimeve në Kodin e Etikës për prokurorët publikë.

Related posts

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë, rritet për 1.214 denarë në krahasim me marsin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky