Agjencia Zhurnal.mk.

Koalicioni “Ndryshojmë” takon ministrin Sali, do formohet regjistër për personat me shikim të dëmtuar

Shkup, 5 Gusht – Koalicioni “Ndryshojmë” sot realizoi takim me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali. Është rënë dakord që të krijohet një regjistri elektronik për personat me shikim të dëmtuar, që do të ndihmojë në marrjen e masave shtesë për këtë grup të personave me nevoja të veçanta. Kreu i kësaj organizate, Suaret Alieshen tha se është propozuar që ndihmëset ortopedike për fëmijë dhe persona me shikim të dëmtuar të kalojnë në barrë të Fondit.

“Biseduam për ndarjen në lidhje me përdorimin e karrocave tjera motorike për personat me pengesë fizike, nëse mëson ose punon, ka të drejtë që t’i shfrytëzojë këto në fond, nëse nuk mëson ose ngjashëm nuk ka të drejtë t’i shfrytëzojë këto, propozojmë që kjo të hiqet mos të ketë ndarje”, tha Alishen.

“Në bashkëpunim me Ministrinë do të inicojmë krijimin e Regjistrit e personave me pengesa, do të thotë Ministria e Shëndetësisë do ta krijojë këtë regjistër, më pas do të drejtohet edhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministria e Arsimit, ku së bashku do të mund të kemi mbikëqyrje në këtë regjistër dhe të gjithë personat me pengesa të mund shihen, se sa jemi në numër dhe të shohim se si të shkojmë tutje me gjendjen, qoftë ajo financiare, që të mund ata t’i shfrytëzojnë të drejtat. Disa që janë të sëmurë me diabet, disa me gjendje tjera, që pa regjistrin me të vërtet nuk mund të bëhet asgjë”, deklaroi Alishen.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy