Agjencia Zhurnal.mk.

Koalicioni ndajnë komunat: ASH-ja me 8, AAA me 5 dhe 3 kandidatë janë jopartiakë

Tetovë, 9 shtator – Informacionet e fundit flasin se për zgjedhjet lokale është arritur marrëveshje që në 5 komuna AAA të ketë kandidat për kryetar, në 8 komuna do të garojë ASH-ja dhe në 3 komuna do të ketë kandidat jopartiak të përbashkët.

Në aspekt të bartësve, AAA do të ketë bartës në 9 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa ASH-ja në 11 komuna. AAA e ka Çairin me kandidat Bekim Sali, Likovën me kandidat Arsim Idrizi, Studeniçanin me kandidatin Fatmir Ejupi, Kërçovën me kandidatin Mazllam Osmani dhe Dollnenin me kandidat Samedin Imeri.

ASH-ja do ta ketë Gostivarin, Dibrën, Bogovinën, Vrapçishtin, Sarajin, Haraçinën, Strugën, Kumanovën dhe Bërvenicën. Të përbashkët janë Tearca, Zhelina dhe Tetova.

Related posts

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy