Agjencia Zhurnal.mk.

Koalicioni ASH-Alternativa: Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare

Shkup, 17 shtator 2021- Mjaft luajtët viktimën. Koalicioni ASH-AA gjithmonë ka respektuar dhe çmuar dinjitetin dhe rolin e femrës shqiptare.  Nga ana tjetër, i gjithë opinioni e din se kush ofendon dhe nënçmon femrat dhe nënat shqiptare. Krimin dhe korrupsionin nuk mund t’i fshihni pas të drejtave gjinore dhe viktimizimeve te pabaza. Ju duhet të mbani përgjegjësi për vdekjen e nënave, baballarëve e të rinjve në spitalin modular në Tetovë.

 

Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare, ndërsa pjesëmarrja dhe anëtarëve tanë është e karakterit qytetar dhe përgjegjësisë qytetare, dhe si e tillë duhet trajtuar, si dhe
qytetarëve tjerë të Tetovës. Ne nuk jemi BDI që ta hedhim gurin e ta fshehim dorën. Protestat tona gjithmonë kanë qenë transparente për opinionin dhe të tilla do të mbesin dhe në të ardhmen.

Ndërkohë njoftohet se në stacionin policor janë ftuar në bisedë informativë disa nga pjesëtarët e protestës së sotme. Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe këtij regjimi hibrid LSDM-BDI që urgjentisht të ndalojë presionet mbi qytetarët. Arsyet për incidentet e sotme le ti kërkojnë tek veprimet e tyre politike, mënyra e qeverisjes së deritanishme, tragjeditë e shpeshta dhe tek mënyra e dhunshme e shtypjes së protestave qytetare.

Related posts

Kasami: Shumë shpejt por edhe më i fuqishëm do të rikthehet transporti publik në Tetovë

Redaksia

ASh-ja me 12 kandidatë do të garojë në zgjedhjet lokale, emrat dhe komunat

D V

Hiqet ndalesa për kamionë përmes Gjavatës dhe Mavrovë-Dibër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More