Paraqitja e jashtëzakonshme e Arnaut Danjuma në ndeshje me Atalantan të enjten ka ngritur shumë pikëpyetje për klubet e Ligës Premier, që nuk e dalluan talentin e tij sezonin e kaluar.
Në sezonin 2020/21, sulmuesi holandez u paraqit në Championship për Bournemouthin, përpara se të bashkohej me Villarrealin në La Liga verën e kaluar.
Danjuma shënoi dy gola në stadiumin “Gewiss” të enjten për t’i dhënë kualifikimin në fazën e eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve, skuadrës që janë kampion në fuqi në Ligën e Evropës.

24-vjeçari hapi rezultatin për Villarrealin vetëm tre minuta pasi nisi ndeshja, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 51-të, që ishte i treti për ekipin e tij.
Pavarësisht se ka humbur disa ndeshje për shkak të lëndimeve, Danjuma ka regjistruar 5 gola në La Liga dhe 4 gola në Ligën e Kampionëve.
Këmbëngulja e Emery për ta ofruar te Villarreal
Ishte trajneri i Villarrealit që kishte vendosur Danjuman në radarin e tij dhe ai ishte i bindur se afrimi i tij do të forconte ndjeshëm sulmin e ekipit.
Thuhet se transferimi i tij ‘Nëndetëses së verdhë’ i kushtoi 25 milionë euro.
Danjuma është një sulmues anësor i kompletuar dhe gjithashtu një lojtar që po bën progres të vazhdueshëm.
Nëse ai vazhdon pa lëndime, Danjuma mund të bëjë histori te Villarreali.