Agjencia Zhurnal.mk.

KLSH: 85% e tenderave në drejtorinë e burgjeve pa garë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh e abuzimesh në auditimin e realizuar në drejtorinë e burgjeve. Sipas raportit përfundimtar KLSH thekson se 85 % e procedurave tenderuese janë zhvilluar pa garë.

 

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar procedura prokurimi në vlerën totale prej 182,3 milionë lekë, nga të cilat procedurat me “negocim pa shpallje” kapin vlerën 155,3 milionë lekë.

Procedurat “negocim pa shpallje” janë parashikuar të kryhen në situata emergjente dhe si të tilla mbartin përherë risqe që në kushte të afateve tejet të shkurtra, për llogaritjen e fondit limit, për vendosjen e kritereve, për hartimin e kontratave deri në përzgjedhjen e operatorit fitues.

Nga auditimi i KLSH rezultoi se, në strukturën e Drejtorisë së Burgjeve , nuk janë planifikuar struktura prokuruese apo aplikuar struktura monitoruese për zbatimin e kontratatave.

Shkelje janë konstatuara edhe në blerjen e medikamenteve nga ky institucion.

Nga shqyrtimi i medikamente të skaduara gjatë vitit 2020, u konstatua se vlera e medikamenteve të skaduara është 1,8 milionë lekë. Nëse shihet data e hyrjes së këtyre medikamenteve në institucionet e vuajtjes së dënimit , rezulton se pothuajse të gjitha janë në vitin 2019.

Sipas KLSH 10% e vlerës furnizimit me medikamente nga kontrata e vitit 2019, ka skaduar po në atë vit. Kjo theksohet se ka ardhur nga pranimi i medikamenteve në kundërshtim me kushtet e kontratës përsa i përket afatit të skadencës, ku përcaktohet se “medikamentet duhet të kenë afat skadence jo më pak se 1.5 vite nga momenti i pranimit.

KLSH ka konstatuar shkelje edhe në çmimin e blerjes së ushqimeve të cilat, kanë rezultuar më të larta se çmimet e tregut, apo se çmimet e publikuara nga INSTAT.

Related posts

“Dikur një ëndërr, sot një realitet”, Pacolli jep lajmin e mirë: Nis sot puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, mega-projekt për ekonominë shqiptare

D V

Shteti ia rrëzon objektin para syve në Himarë, pronari shpërthen në lot

D V

Shqipëria turistike në edicionin 2022 të britanikes “Bradt Guides”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More