Agjencia Zhurnal.mk.

KLP: Këta janë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë garën për prokurorë në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës dhe një ndër vendimet e KLP ishte miratimi i listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak, sipas rendit alfabetik.

Përkatësisht u miratuan emrat e kandidatëve z. Alfred Shehu, z. Elvin Gokaj dhe znj. Sonila Muhametaj (Domi).

Njoftimi i KLP:

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi për ngritjen në detyrë të z. Petrit Çano, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Krujë, dhe të z. Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Lezhë.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm, për një periudhë tremujore, të znj. Suela Beluli, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Këshilli vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak, sipas rendit alfabetik, dhe përkatësisht: z. Alfred Shehu, z. Elvin Gokaj dhe znj. Sonila Muhametaj (Domi)

Kandidatët sipërpërmendur do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë ditës së sotme, pas shqyrtimit në seancë dëgjimorë të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë {…}dhe propozimin prej tij të masës disiplinore ”vërejtje publike”, Këshilli njoftoi se do të shprehet me vendim, më datë 17.11.2021.

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT./albeu

Related posts

PD kallëzon në SPAK kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla për “shpërdorim detyre”

Xh M

Opozita nis protestën para bashkisë Tiranë kundër Veliajt

Xh M

Deputeti i PS-së propozon ligj për kastrimin e personave që abuzojnë me fëmijët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy