Agjencia Zhurnal.mk.

Klopp: Nesër duhet të bëjmë ndryshime ndaj Milanit, lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje

Jurgen Klopp e ka pranuar se nesër do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

 

Milan dhe Liverpool luajnë nesër nga ora 21:00 në “San Siro”, me vendasit që kërkojnë fitoren për të kaluar tutje, kurse “Reds” luajnë për prestigj, pasi kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp në konferencën e sotme ka potencuar se i duhet të pushojë disa lojtarë – teksa zbuloi se lojtarët e kthyer nga dëmtimet do të marrin minuta.

“Ne duhet të bëjmë rotacion, kjo është e qartë. Ne duhet ta bëjmë këtë dhe ky është fakt. Është gjithmonë kështu, na duhen lojtarë me këmbë të freskëta dhe ë kanë më shumë energji. Kjo është ideja për nesër”, tha fillimisht Klopp në konferencën për media.

“Nesër ka shumë gjasë që Divock Origi do të startojë – teksa do të luajnë edhe disa lojtarë që kanë më pak minuta dhe lojtarë që janë kthyer së fundmi nga lëndimet”, vazhdoi Klopp.

“Unë jam në duart e departamentit mjekësor. Më duhet të pranoj vendimet e tyre. Lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje. Ne mund të bëjmë 5 ndryshime në Champions, kjo na ndihmon”, përfundoi ai.

Related posts

Media suedeze jep lajmin për të pranishmit në Friends Arena: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në stadium

D V

Formacionet zyrtare: Portugalia kërkon kreun në sfidën ndaj Republikës së Irlandës

D V

Brazili fiton thellë ndaj Uruguait, Argjentina me vështirësi ndaj Perusë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More