Agjencia Zhurnal.mk.

Klopp ëndërron transferimin e Sakas te Liverpooli

Bukayo Saka është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion.

 

Talenti i madh anglez ka marrë rolin e liderit në repartin ofensivë të Topçinjve në mungesë të Pierre Emerick Aubameyang.

Shkëlqimi i tij ka bërë që ai të jetë në krye të dëshirave të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe ëndërron transferimin e tij në Anfield.

20-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion ku në 22 paraqitje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Edhe pse Klopp ëndërron transferimin e tij, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi Saka shihet si e ardhmja e klubit nga drejtuesit e Arsenalit.

Reprezentuesi anglez ka një kontratë me Topçinjtë deri në verën e vitit 2024, por ai tanimë është në bisedime për vazhdimin e saj.

Të gjithë te Arsenali janë për vazhdimin me Sakan, pasi anësori anglez shihet si e ardhmja e klubit dhe kapiten i së ardhmes. 

Related posts

Tensione në Serie A, presidenti i Lazios përplaset me kryetarin e Federatës Italiane të Futbollit

D V

UEFA publikon nominimet për lojtarin dhe trajnerin e vitit

D V

Inzaghi nuk e ka mendjen te rinovimi por te Real Madridi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More