Agjencia Zhurnal.mk.

Klinika Stomatologjike Universitare, shërbime falas për qytetarët më në nevojë

Klinika Stomatologjike Universitare po i shërben me standarde evropiane fëmijëve dhe qytetarëve më në nevojë, të cilët sot i marrin shërbimet dentare falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa vizitoi ambientet e kësaj klinike tha se “jam shumë e kënaqur që shoh të jetësohet Klinika Stomatologjike Universitare, pas dekadash lënie në harresë. Super investimi në këtë klinikë unike në vend, i shërben fëmijëve dhe qytetarëve më në nevojë, të cilët sot i marrin shërbimet dentare falas, me standarde evropiane”.

“Kjo klinikë është edhe një tjetër premtim i mbajtur në kuadër të Paktit për Universitetin, që garanton praktikat klinike me standardet më të mira për studentët e Stomatologjisë.”, tha Manastirliu.

Duke falënderuar ekipin e klinikës, Manastirliu u shpreh “super punë Anis Thodhorjani, prof. Edit Xhajanka dhe të gjithë ekipit fantastik të Klinikës Stomatologjike Universitare”.

Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilaktike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët.

Related posts

Miratohet marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe projekt-ligji për Zonat e Mbrojtura

Xh M

Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

Xh M

Protestat japin efekt, jo investimeve të huaja në Bundesligë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy