Agjencia Zhurnal.mk.

Klinika për Sëmundje Infektive përgënjeshtron se në spitalin modular ka ndodhur avari

Shkup, 19 tetor – Nga Klinika për Sëmundje Infektuese dhe Gjendje Febrile kanë reaguar ndaj informacioneve të publikuara në një televizion se në spitalin modular në kuadër të Klinës është shmangur një avari, me energji elektrike për shkak të rrjedhjes nga çatia. Siç theksuan që atje, në spitalin modular nuk ka pasur kurrfarë avarie, pasi as nuk ka ndodhur ndonjë vërshim në spital e as uji nuk ka qenë në kontakt me energjinë elektrike. Në një vend siç shtuan, është paraqitur një sasi e vogël e pikave të ujit por që në asnjë moment nuk kanë pasur pikë kontakti me energjinë elektrike.

 

“Spitali modular që është repart infektues ndihmës i KSIGJF që nga lëshimi në përdorim tri herë ishte hapur dhe mbyllur për nevojat për trajtimin e pacientëve. Në një periudhë në spitalin modular zhvillohej edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë”, theksuan nga KSIGJF.

Në KSIGJF gjithsej janë të hospitalizuar 87 pacientë. Kapaciteti i Klinikës është 100 shtretër spitalorë ndërsa në spitalin modular që është repart infektiv ndihmës 70 shtretër. Klinika Infektive e vë në përdorim spitalin modular kur janë të plotësuara kapacitetet e Klinikës dhe spitalet e tjera kovid në qytet. Gjatë periudhës së fundit numri i mjaftueshëm i vendeve të lira mundësoi mbylljen e spitalit modular. Spitali modular për momentin është duke u dezinfektuar dhe zbatohen procedura standarde për mirëmbajtjen e tij.

Pas zvogëlimit të numrit të personave të hospitalizuar gjatë periudhës së kaluar janë mbyllur edhe qendra të tjera për Kovid në kuadër të Qendrës Klinike si edhe në shtet, pasi në mënyrë racionale duhet të shfrytëzohen resurset si edhe punonjësit shëndetësorë.

KSIGJF u bën apel mediave të përmbahen nga titujt dhe tekstet senzacionale të cilat shkaktojnë panik dhe frikë tek qytetarët.

Related posts

Visar Ganiu: Zgjedhjet janë proces shumë i rëndësishëm dhe shprehje e vullnetit të lirë

Redaksia

Telekom Srbija hap një filialë në Maqedoninë e Veriut më 16 nëntor

Z H

Presidenti bullgar Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë kur do ta thirr Asamblenë popullore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More