Agjencia Zhurnal.mk.

Klasat e stërngarkuara, mësuesit vetëm nga 1 minutë kohë për nxënësit

Shkup, 19 Shtator – Kjo është shkolla fillore Zhivko Brajkovski në Butel të Shkupit. Disa prindër u paraqitën në TV21 për shprehur shqetësimin e tyre për klasat e stërngarkuara me nxënës. Ekipi ynë shkoi për ta parë gjendjen në shkollë, por nuk na lanë të xhirojmë brenda. Madje as drejtoresha nuk deshi të jep sqarime.

 

Takuam një prind, vajza e të cilit mëson në këtë shkollë.

Janë 32, plus kanë nxënës që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, të cilët më duket se një nxënës i tillë llogaritet si 3. Dmth 35, por edhe 30 po të jenë për mua është numër shumë i pa arsyeshëm, jashtëzakonisht i lartë. Llogarite 40 minuta është ora e mësimit, mësuesja duhet ta shënojë orën e mësimit, 5 minuta 10 i humb, vetëm 1 minutë ka kohë të merret me secilin veç e veç.

Prindërit kërkojnë që drejtoria bashkë me MASH të gjejnë zgjidhje dhe të hapin paralele tjera me qëllim që numri i nxënësve nëpër klasa të zvogëlohet.

Nuk është faji i mësuesve, nuk është faji i shkollës, nuk është faji i prindërve por është faji komplet i sistemit të arsimit, duhet reformim thelbësor dhe të fillohet nga çerdhet, dmth sa më herët të reduktohet numri i nxënësve në klasa. Nuk ka kushte elementare për të punuar me 30 nxënës, 15 do të ishte ideale.

U drejtuam edhe në MASH, por nga atje përgjigje nuk morëm. Ndryshe kjo nuk është shkolla e vetme. Edhe nëpër disa shkolla tjetra të komunave të Shkupit, numri i nxënësve nëpër klasa është i stërngarkuar, ndërsa njësoj është edhe nëpër disa çerdhe për fëmijë. 

Related posts

Fishkëllimat në festival “Thikë në zemër” për mediat maqedonase, i harruan sulmet ndaj shqiptarëve

Z.H

Drejtori i BSP-së në Konferencën e 49-të rajonale evropiane të Interpolit në Lion

Xh M

KRRE Maqedoni: Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, më 1 tetor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More