Sulmuesi këmbëshpejtë mund të konsiderohet si përforcim i madh i skuadrës kosovare pasi që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës duke fituar edhe trofe me skuadra të ndryshme.
Lajmi se Livoreka do t’i bashkohet klubit Vjosa, konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info” pranë klubit.
Livoreka në edicionin e fundit ishte pjesë e Vitisë në Ligën e Parë.
Vjosa që drejtohet nga trajneri me shumë perspektiv në futbollin e Kosovës, Erdin Hashani, pritet që në ditët në vijim ti realizojë edhe disa transfere të tjera.