Xhiro e pestë në dy grupet e Ligës së Parë do të përfundojë sot me një takim të fundit që ka mbetur për tu zhvilluar.
Ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot në Grupin B të Ligës së Parë është ajo mes Vushtrrisë dhe Ramiz Sadikut.
Vendasit ende nuk kanë pësuar humbje këtë edicion, por nga katër ndeshjet e para kanë vetëm një fitore e tri barazime.
Në anën tjetër Ramiz Sadiku e ka nisur mirë sezonin e ri duke marrë tri fitore e një humbje pas katër ndeshjeve të para.
Takimi mes Vushtrrisë dhe Ramiz Sadikut zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri. /Gazeta Olle/