Agjencia Zhurnal.mk.

Kjo BMW e rrallë po shitet në ankand

Një kopje e rrallë BMW M2 e vitit 2017, po shitet në shtëpinë e ankandeve Mecum.

Ky model i vitit 2017 dallohet për ngjyrën e rrallë “Austin Yellow”.

E porositur nga koleksionisti Michael Fuchs, M2 kushton 114,085 dollarë. Ky çmim përfshin ngjyrën e verdhë unike, detaje me fibër karboni dhe një sërë opsionesh tjera.

BMW M2 i ri u shit për 52,695 dollarë në vitin 2017.

Kjo veturë vjen e pa modifikuar dhe përmban një motor 3.0 litërsh me 365 kuaj/fuqi. Brendësia e saj është prej lëkure të zezë.

Për ata që janë të interesuar të bëhen pronarë të këtij automjeti të rrallë, ankandi do të mbahet në muajin janar.

Megjithëse çmimi ende nuk është bërë i ditur, pritet që vlera e automobilit të tejkalojë shifrën fillestare.

Related posts

Porsche 911 GT3 RS pritet të rregullojë problemet e vonesave të linjave ajrore

D V

A mund t’i hiqet patenta e shoferit këmbësorit të dehur?

D V

Koha është thelbësore – çfarë ndodh nëse veturën me naftë e mbushni me benzinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy