Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnso kontakt me një të infektuar, do të kalojë 10 ditë i vetë-izoluar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të kalojë 10 ditë i vetë-izoluar, pas kontaktit me një rast të konfirmuar të Coronavirusit, tha zyra e tij të dielën.

 

Johnson, së bashku me Ministrin e Financave, Rishi Sunak, kishin kontakt me sekretarin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili doli pozitiv me COVID-19, të shtunën.

“Ne pamë shkurtimisht idenë që të merrnim pjesë në skemën pilot e cila lejon njerëzit të provojnë çdo ditë, por mendoj se është shumë më e rëndësishme që të gjithë të përmbahen të njëjtave rregulla”.

Kështu kreu i ekzekutivit britanik do të vetë-izolohet deri më 26 korrik.

Vitin e kaluar ai ishte i infektuar me COVID-19, madje për disa kohë ishte shtrirë në spital.

Britania e Madhe ka arritur që të vaksinojë një pjesë të madhe të popullsisë, duke u cilësuar si politika të suksesshme të vaksinimit.

Related posts

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë reklamimin e ndërhyrjeve kozmetike për nën 18-vjeçarët

D V

Aneksimi i Krimesë, BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Redaksia

Izraeli i shpjegon AP-së arsyet e bombardimit të ndërtesës në Gaza

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More