Agjencia Zhurnal.mk.

Kishte dhënë para për punësim, arrestohet njëri nga të dyshuarit për mashtrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij.

 

Rasti ka ndodhur në fshatin Draikovc, Shtërpce, Ferizaj më 13.11.2020- 12.02.2021 – 12:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur t’i identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij.

Vetura është sekuestruar përkohësisht nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Policia e Kosovës sekuestroi dy ton mjaltë nga Maqedonia e Veriut, shoferi i furgonit në arrati

D V

Dje u gjobitën 452 shoferë për ngasje të shpejtë

Z.H

Arrestohen 3 persona për kontrabandë në Tanushë dhe Vizbeg

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More