Agjencia Zhurnal.mk.

Kishte dështuar që ta mbrojë, Gjykata Evropiane detyron Rusinë t’i paguaj gruas 370 mijë euro – pasi burri ia kishte prerë me sëpatë shuplakat e duarve

Rusia është detyruar t’i paguaj 370 mijë euro si dëmshpërblim një gruaje, të cilës bashkëshorti ia kishte prerë shuplakat e duarve.

 

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se Rusia nuk ka arritur ta luftojë rastin e dhunës në familje, duke urdhëruar që t’i dëmshpërblej katër gra që ishin sulmuar brutalisht.

Në mesin e tyre është edhe Margarita Gracheva, bashkëshorti i të cilës e kishte rrëmbyer në vitin 2017 dhe e kishte sulmuar me sëpatë, shkruan BBC.

Gjykata i ka rekomanduar Rusisë që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të ndalur sulmet të tilla në të ardhmen.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/world-europe-59659543/vpid/p06rvlzg

Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se dhuna në familje mbi gratë ndodh “në masë të madhe”, dhe se Rusia ka shkelur dy nene të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Në dhjetor të vitit 2017, bashkëshorti e Grachevit e kishte dërguar në pyll dhe me sëpatë ia kishte prerë shuplakat e duarve.

Siç ka deklaruar ajo për CBC, këtë ai e kishte bërë nga xhelozia. E në polici kishte raportuar rastin, por ata kishin injoruar ankesat e saj. 

Related posts

Tibet, përurohet autostrada më e lartë në botë

Redaksia

SHBA-ja “e shqetësuar” me deklaratat e presidentit bullgar për Krimenë

D V

Erdogan kërcënon Greqinë: Çfarë do të bëni nëse hapim dyert për pesë milionë refugjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More