Agjencia Zhurnal.mk.

Kishin sulmuar fizikisht familjarët e tyre, arrestohet një person në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person në Prishtinë kjo pasi e njëjta kishte tentuar të sulmojë babin e saj. Policia bënë të ditur që personi në fjalë kishte probleme psikike.

 

Pavarësisht këtyre me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare ( me probleme psikike ) për shkak se kishte  tentuar ta sulmoj, babanë e saj viktimën mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kurse, një rast pothuajse i njëjte ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë. Ku, një femër kishte sulmuar fizikisht nënën e saj pas një mosmarrëveshje me të.

Pas intervenimit te policisë nënës së saj iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me  vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Related posts

Aksidentohet kamioni, krijohen kolona të gjata

Xh M

Në afërsi të VK “Bogorodicë” janë gjetur pesë emigrantë nga Siria

D V

NDËRRON JETË AKTIVISTI DHE HUMANISTI I MADH, RAMADAN BAJRAMI

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More