Agjencia Zhurnal.mk.

Kishin mbushur valixhet me kafshë të gjalla, gratë kapen në aeroportin e Bangkokut

Dy gra u arrestuan në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok dhe u akuzuan për kontrabandë pasi 109 kafshë të gjalla u gjetën në bagazhet e tyre, thonë zyrtarët tajlandez.

 

Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve të Tajlandës tha të hënën se kafshët e egra u zbuluan në dy valixhe pas një inspektimi me rreze X.

Zyrtarët e kafshëve të egra, të thirrur në vendngjarje, zbuluan në dy pjesë të bagazheve dy iriqë të bardhë, dy armadillo, 35 breshka, 50 hardhuca dhe 20 gjarpërinj.

Autoritetet tajlandeze thanë se valixhet i përkisnin dy grave indiane: Nithya Raja, 38 vjeç dhe Zakia Sulthana Ebrahim, 24, të cilat do të hipnin në një fluturim për në qytetin indian të Chennai.

Gratë thuhet se janë akuzuar për shkelje të Aktit të Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Kafshëve të Egra të vitit 2019, Aktit të Sëmundjeve të Kafshëve të vitit 2015 dhe Aktit të Doganave të vitit 2017.

Trafikimi i kafshëve nëpërmjet aeroporteve ka qenë prej kohësh një problem në rajon.

Në vitin 2019, një burrë që mbërriti në Chennai, Indi, nga Bangkok u raportua se u ndalua në aeroport pasi oficerët e doganave gjetën një këlysh leopardi një muajsh në bagazhin e tij.

Një raport i marsit 2022 nga TRAFFIC, një agjenci për monitorimin e tregtisë së kafshëve të egra, tha se më shumë se 70,000 kafshë të egra vendase dhe ekzotike – përfshirë pjesët e trupit ose derivatet e tyre – u zbuluan në 18 aeroporte indiane midis 2011 dhe 2020.

Related posts

Në Gjermani, makinat e përdorura 30 % më shtrejt

Xh M

Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin ushtarak rus

D V

Një pjesë e autostradës në Kiev përfshihet nga zjarri gjatë natës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More