Agjencia Zhurnal.mk.

Kirbi: SHBA-ja qëndron pas Shqipërisë në përpjekjet që të refuzohen sulmet kibernetike nga Irani

Xhonatan Fajner, zëvendëskëshilltare për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, kohën e fundit u takua me Olta Xhaçka, ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sërish duke e theksuar mbështetjen urgjente, të rëndësishme dhe të vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e Shqipërisë që të  forcohet siguria kibernetike, deklaroi Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit kombëtar për siguri të presidentit Xho  Bajden.

 

“Mbështetja e SHBA-së për përpjekjet shqiptare që të forcohet siguria kibernetike është përballë sulmeve të përsëritura kibernetike, subversive të Iranit”, tha Kirbi mbrëmë në konferencë për shtyp për korrespondentët e huaj në Uashington.

Fajner gjithashtu e  shprehu kënaqësinë e SHBA-së nga bashkëpunimi i fuqishëm midis SHBA-së dhe Shqipërisë

“Kënaqësia nga bashkëpunimi i përbashkët të çështjeve globale, duke e përfshirë punën e përbashkët si aleatë në NATO dhe udhëheqjen e Shqipërisë si anëtare (jo e përhershme) e Këshillit të sigurimit pranë KB-së, bashkë-hartues me SHBA-në të rezolutës së KB-së për dënimin e pushtimit rus ndaj Ukrainës”, tha Kirbi. 

Related posts

Kalon 600,000 numri i viktimave nga Coronavirusi në ShBA

Redaksia

Të paktën 18 civilë vriten nga milicitë lokale në Kongo

D V

Pavarësisht izolimit total, rekord infektimesh në Melbourne – autoritet fajësojnë tubimet ilegale nëpër shtëpi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More