Agjencia Zhurnal.mk.

“Kinezishtja, urë lidhëse”, konkursi me moton “E gjithë bota një familje”

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës kineze në Kombet e Bashkuara, Instituti Konfuci në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës mikpriti veprimtarinë me temë “Kinezishtja, urë lidhëse”, e cila zhvillohet çdo vit në ditën tradicionale kineze “Guyu”.Të pranishëm në veprimtari ishin ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, zëvendës rektori i Universitetit të Tiranës, Dr. Bernard Dosti, stafi i Institutit Konfuci, nxënës dhe studentë të tij dhe familjarë të tyre.

Drejtori shqiptar i Institutit Konfuci, Erion Malaj tha se pas dy vjetësh të zhvillimit online, për shkak të pandemisë Covid 19, konkursi “Kinezishtja-urë lidhëse” rikthehet.

Konkursi “Kinezishtja-urë lidhëse teston dijet në këtë gjuhë të nxënësve dhe studentëve shqiptarë”

Pjesmarrësit i përshëndeti ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding, i cili u shpreh se:
“Duke parë që kaq shumë studentë të rinj, e duan dhe e mësojnë gjuhën kineze dhe do të shpalosin arritjen e tyre mësimore dhe talentin në këtë konkurs, kam shumë pritshmëri për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Juria shpalli dhe fituesit e edicionit të sivjetëm të konkursit “Kinezishtja urë lidhëse”.

Kinezishtja është një nga gjuhët më të vjetra të botës dhe më e folura deri më sot. Ajo është një nga gjashtë gjuhët e punës në Kombet e Bashkuara. Dita e Gjuhës Kineze u propozua nga OKB-ja në 2010 për të festuar shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor. 20 prilli përkujton Cang Jie, i cili sipas legjendës krijoi karakteret kineze para 5000 vjetësh.

Tematika e konkursit “Kinezishtja urë lidhëse” e këtij viti është “E gjithë bota një familje”. Në botën e sotme që po përballet me sfida të shumta ky parim që buron nga kultura 5 mijë vjeçare kineze, promovon shkëmbimet kulturore, duke ndërtuar komunitetin e të ardhmes së përbashkët për njerëzimin.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy